• Thu. Apr 25th, 2024

12 thënie të Muhamed Aliut

Bylexopress

Dec 20, 2020

Ish-boksieri amerikan Muhamed Aliu, përveç që ishte i suksesshëm në ring, njihet edhe si një figurë karizmatike që pushtoi botën me elokuencën e tij.

Ai ishte shëmbëlltyrë që për arritje sukses në sport, duhet të posedojmë forcë të brendshme, pa të cilën është e vështirë të mbijetosh, dhe akoma më e vështirë të kesh sukses në këtë arenë të përgjakshme. Në shumë intervista të dhëna, i shprehu mendimet e tij për tema të rëndësishme si jeta, suksesi dhe besimi në vetvete.

  1. Unë e di se ku po shkoj dhe e di të Vërtetën dhe nuk kam pse të bëhem ashtu siç dëshironi të jem. Jam i lirë të jem ajo që dua të jem.
  2. Njeriu pa imagjinatë nuk ka krahë.
  3. Shërbimi ndaj të tjerëve është qiraja që e paguani për vendin që zini në tokë.
  4. Ai që nuk ka guxim të ndërmarr rrezik, nuk do të arrijë asgjë në jetë.
  5. Përsëritja e pohimeve shpie në besim. Dhe kur ai besim bëhet bindje e thellë, fillojnë të ndodhin gjërat.
  6. Unë jam njeri i zakonshëm që ka punuar me zell dhe vullnet të fortë për ta zhvilluar talentin që i është dhënë. Unë besoja në veten time dhe në mirësinë e njerëzve të tjerë
  7. Njeriu që në moshën pesëdhjetë vjeçare e shikon jetën sikur në moshën njëzet vjeçare, ka harxhuar kot 30 vjet të jetës së tij.
  8. Njerëzit ikin nga sfidat sepse nuk kanë besim në vetvete, ndërsa unë kisha besim te vetja.
  9. Unë jam më i miri, e përsërisja këtë edhe para se ta dija se jam më i miri.
  10. E kuptova që nëse do ta përsëris këtë mjaftueshëm, do ta bindi botën se me të vërtet jam më i miri.
  11. Supermeni nuk ka nevojë për rrip sigurimi.
  12. Nuk të shkatërrojnë malet ku ngjitesh, por guraleci në këpucën tënde.

Burimi: ‘Family’
Përktheu: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress.ch]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *