• Thu. Apr 18th, 2024

8 njohuri Kuranore

Bylexopress

Apr 25, 2020

Njohuri Kuranore! – 45

1. Cilat librat qiellore janë përmendur në Kuran?

– Kurani (68herë), Tevrati (18herë), Inxhili( 12herë), Zeburi(3herë), Fletushkat e Ibrahimit (2herë), Fletushkat e Musait (2herë).

2. Më çka e ka krahasuar Allahu dhënien e lëmoshës në rrugën e Tij?

– E krahasoi me hua të mirë;

” Kush është ai që i huazon Allahut një hua të mirë, e Ai t’ia shtojë atij shumëfish Atë? Allahu shtrëngon (varfëron) dhe çliron (begaton) dhe kthimi juaj është vetëm te Ai.(El Bekare; 245).

3. Më çka i ka krahasuar Allahu munafikët në Kuran?

– Si trungujt e zgavruar e të mbështetur;

” E kur t’i shohish ata, trupat e tyre të mahnisin, e kur të flasin, fjalës së tyre i vë veshin. Po ata janë si trungujt e zgavruar e të mbështetur, e çdo zë e mendojnë se është kundër tyre. Ata janë armiq, pra ruaju prej tyre! Allahu i vraftë, si shmangen nga e vërteta!”(El Munafikun; 4).

– Gjuhët e munafikëve, janë sikurse shpatat e mprehta që prehin fortë dhe lehtë

” Janë koprracë ndaj jush (nuk ju duan të mirën). E kur u vjen frika i sheh ata të shikojnë ty, e sytë e tyre rrotullohen si të atij nga të fiktit para vdekjes, e kur largohet frika, ata ju shpojnë juve me gjuhë ë mprehta, lakmues për pasuri (për plaçkë -ganimet). Të tillët nuk kënë besuar, andaj Allahu ua asgësojë verat e tyre, e kjo për Allahun është lehtë.”(Ahzab; 19).

4. Kush është shpirti i shenjtë që është cekur në Kuran?

– Xhibrili, alejhi selam.

5. Me çka i krahasoi zemrat e Beni Israilëve Allahu, xhele ue ala?

– I krahasoi me gurët e fortë.

6. Cilat janë dy suret për të cilat na ka nxituar i dërguari i Allahut t’i lexojmë në dy rekatet sunet të sabahut?

– Sureja el Kafirun dhe el Ihlas.

7. Kush janë havarijunët e cekur në Kuran?

– Pasuesit e Isait alejhi selam, ata që i besuan shpalljes së tij, e mbrojtën e pasuan atë.

Numri i tyre dymbëdhjetë.

Ishin të parët që besuan nga Beni Israilët.

8. Llojet e nefsit(shpirtit) që i ka cekur Allahu, xhele ue ala, në Kuran?

– Lloji i parë;

Shumë nxitës për të keqen.

” Unë nuk e shfajsoj veten time, pse epshi është shumë nxitës për të keqen, përveq atë që ka mëshiruar Zoti im, se Zoti im është që fal e mëshiron shumë.”(Jusuf; 53).

Lloji i dytë;

Shumë i qetë

” O shpirt i qetësuar!”(El Fexhër; 27).

dhe Lloji i tretë;

Shumë qortues.

” Betohem në shpirtin që është shumë qortues!”(El Kijame; 2).

Nga arabishtja;
Suad Shabani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *