• Sat. Apr 20th, 2024

A duhet ta thërras ezanin kur falem në shtëpi?

Bylexopress

Nov 28, 2020

Një dobi e lexuar nga një libër fikhu.Ezani është edhe për atë që falet vetëm.Transmetohet nga Ukbe bin Amir se ka dëgjuar profetin -alejhi selam- duke thënë: “Çuditet Allahu nga një bari bagëtish në një maje mali bën ezan për namaz dhe falet.Allahu i madhëruar thotë: Shikojeni robin tim, bën ezan, ikamet për namaz dhe ka frikë prej meje.E kam falur robin tim dhe e kam futur në xhenet”E transmeton Ahmedi, Ebu Daudi, Nesaiu dhe e saktëson sheikh Albani.

Ibn El-Mundhir në librin El-Eusat thotë: “Më e dashur për mua është të bëjë ezan dhe ikamet nëse falet vetëm por i majafton atij nëse bën vetëm ikamet.Nëse falet pa ezan dhe as ikamet nuk e ka detyrë përsëritjen.Më pëlqen ezani dhe ikameti për të për shkak të hadithit të Ebu Said El-Khudrij që të mos kujtoj ndokush se ezani është vetëm për bashkimin e njerëzve ndërkohë që profeti -alejhi selam- e ka urdhëruar Melik bin El-Huejrith dhe birin e xhaxhait të tij për ezan edhe pse nuk kishin xhemat për ezanin dhe ikametin e tyre”.Enciklopedia e fikhut te Husein Auaishe (nxënës i sheikh Albanit -Allahu e meshirofte-)Abdullah Nabolli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *