• Fri. Apr 19th, 2024

A e dini pse Profeti (a.s.) hante gjithmonë rrush të thatë?

Bylexopress

Mar 13, 2020

I Lartësuar është Allahu, shiko numrin e sëmundjeve që kuron rrushi i thatë dhe efektet e tij në organizmin e njeriut.

Rushi i thatë “Zebib”, të cilin Profeti(a.s) e pëlqente dhe i këshillonte të tjerët që me të, të nxirrnin zekatin e Fitrit, ka dobi të jashtëzakonshme për trupin e njeriut, por, shumë njerëz janë të pavëmendshëm ndaj tij. Më poshtë po rendisim dobitë e tij:

1-Vlerat ushqyese të rrushit të thatë:

Profeti(a.s) na ka porositur që ta konsumojmë rrushin e thatë “Zebibin”. “Zebibi” është rrush i thatë, i cili mund të jetë i zi ose i verdhë, me ose pa bërthama. Karakteristikë e tijë është se ai është si rrushi i freskët dhe përmban potasium, fosfor, kalcium, magnezium, bakër, hekur, fibra, karbohidrate, vitamin B, C dhe sheqerna, është i pasur me substanca anti-oksidante, ka një rol të rëndësishëm në kurimin e sëmundjeve të aparatit të fyrmarrjes dhe aparatit tretës.

2-Dobitë mjekësore të rrushit të thatë:

Ul presionin e lartë të gjakut.
Ul nivelin e kolesterolit në gjak.
Të mbron nga sëmundjet e zemrës.
Është qetësues për kollën, pasi ta kemi zier atë në ujë.
Largon gëlbazën.
Lufton mikrobet dhe viruset.
Antioksidant.
Parandalon formimin e gurëzave në dhëmbë.
Largon nga trupi helmet.
Pakëson gjakderdhjen gjatë periodave.
Forcon shpretkën, mëlçinë dhe stomakun.
Forcon kujtesën.
Të mbron nga kanceri i zorrës së trashë.
Të mbron sytë nga sëmundjet.
Lufton dobësimin e kockave.
Është kundër infeksioneve.
Është qetësues.
Të pastron gjakun.
Pastron dhe qartëson zërin.

Sëmundjet që shëron rrushi i thatë:

1- Kapsllëkun

2- Majasëllin.

3- Prishjen e dhëmbëve.

4- Infeksionin e bajameve.

5- Reumatizmën dhe infeksionin e kyçeve.

6- Sëmundjet e mëlçisë dhe tëmthit.

7- Kequshqyerja dhe nënpesha.

8- Infeksionet në fyt.

9- Sëmundjet e mushkrive dhe kraharorit.

10- Sëmundjet e veshkave, fshikëzës dhe gurëve në kanalin urinar.

11- Urinimin me vështirësi.

12- Malarjen.

13- Sëmundjen e Cermës.

14- Migrenën.

15- Verdhëzën.

16- Leuçeminë.

17- Sëmundjet e stomakut.

18- Aciditetet e stomakut.

19- Pezmatimin e zorrëve.

20- Kruarjet në lëkurë.

21- Linë.

22- Favus në kokë(sëmundje që godet lëkurën e kokës)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *