• Wed. Apr 24th, 2024

A keni ndonjë problem? zgjidhjen e gjeni në namazin e natës

Bylexopress

Dec 2, 2020

Njëri prej ibadeteve më të bukura që besimtari mund t’i kryejë, i cili e edukon shpirtin njerëzor, i anulon mëkatet dhe i forcon imanin, është namazi i natës.

Mjafton t’i falësh vetëm dy rekate, prandaj përpiqu që të falësh të paktën dy rekate çdo natë para agimit, Allahu i Plotfuqishëm do të të japë iman, dritë dhe bindje, do të të forcojë në Rrugën e drejtë dhe do të bëjë që qëndrueshëm.

Ibn Xhevzi pohon se namazi i natës më së miri mund ta edukojë shpirtin njerëzor, dhe kjo është porosia që Pejgamberi (savs) ia la Abdullah bin Omerit (r.a.), kur u pyet për të nga Hafsa (r.a.), Pejgamberi (savs), u përgjigj:“Abdullahu është njeri i mrekullueshëm, vetëm edhe sikur të falte namaz nate.” (Buhariu,nr. 1128, Muslimi, nr. 1722)

Pas këtyre fjalëve, Abdullahu (r.a.), natën flinte vetëm pak. Buhariu në Sahihun e tij regjistron transmetimin në të cilin thuhet se Pejgamberi (savs), i tha Ibn Amrit (r.a.): “O Abdullah, mos u bëj si ky dhe ai njeri, i cili filloi tafalte namazin e natës por e ndërpreu atë.”

Duhet të ringjallet ky sunet i cili është lënë pas dore, të cilit njerëzit kanë filluar t’i shmangen, përveç një pakice, të cilët i ka mëshiruar Allahu i Lartësuar. Mjafton që besimtari të ngrihet të paktën pak natën,t’i falë dy rekate namaz, dhe pas tyre të kërkojë falje nga Allahu i Plotfuqishëm, t’i ngrejë duart në lutje para Atij i Cili i di të gjitha sekretet, i Cili ua lehtëson besimtarëve nevojat e tyre dhe nuk ua refuzon asnjë lutje, i Cili i kupton të gjitha gjuhët e botës dhe i dëgjon të gjitha pëshpëritjet.

Prandaj, në këtë periudhë të natës besimtari le t’i ankohet Allahut të Plotfuqishëm, për mundimet që e mundojnë, për pafuqinë dhe dobësinë e tij, për mëkatet që ka bërë, sepse, nëse Allahu i Plotfuqishëm, nuk do të jetë i mëshirshëm,përveç Tij,kush do do të jetë? Nëse Ai nuk do t’i falë mëkatet, kush do ta bëjë atë përveç Tij? Nëse Ai nuk do ta pranojë pendimin tonë, askush përveç Tij nuk është në gjendje ta bëjë atë.

Autor: Aid el-Karni;

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *