• Tue. Apr 23rd, 2024

A nuk kemi turp nga Allahu?!

Bylexopress

Apr 13, 2020

Robër të Allahut, kujtoni begatitë e Allahut ndaj jush, kur ju zgjodhi që në këtë vend të shenjtë t’i bëni ibadet Atij dhe ta ruani këtë tokë. Justifikone këtë nder të dhuruar dhe falënderone Allahun duke bërë vepra të mira dhe duke u turpëruar me turp të vërtetë nga Allahu i Plotfuqishëm.

Nga minberi i Pejgamberit (savs), Ebu Bekri (r.a.), iu drejtua njerëzve dhe i ftoi që të turpërohen nga Allahu, duke thënë: – O njerëz, me të vërtetë kini turp nga Allahu. Betohem në Allahun, me të vërtetë, kur dua ta kryej nevojën time, e mbuloj kokën me rroba nga turpi prej Zotit tim.

Osmani (r.a.), i cili ditët i kalonte në agjërim, kurse netët duke qarë dhe duke falë namaz, edhe përkundër shumë veprave të tij të mëdha, është turpëruar nga Allahu.

Pejgamberi (savs), ka thënë: – Nga të gjithë pasuesit e mi, më së shumti ka turp Osman bin Affani.

Paraardhësit tanë më të devotshëm kishin turp nga Allahu. Po çka mund të themi për ata, veprimet e të cilëve janë si tonat?! Si duhet të kenë turp nga Allahu, ata që vrasin muslimanë, gra dhe fëmijë të pafajshëm në Siri?! Të atillëve, dhe atyre që në heshtje i vëzhgojnë të gjitha këto, unë ju them: Kini turp nga Allahu dhe turpërohuni nga veprat tuaja.

O robër të Allahut!

Edhepse jemi të vegjël dhe të pafuqishëm, ne në duart tona e kemi një armë të fuqishme që shpesh harrojmë ta përdorim. Allahu i Lartësuar thotë: „Më lutni Mua dhe Unë do t’ju përgjigjem!“

Mos lejoni që t’ju kalojë asnjë moment, veçanërisht 1/3 e fundit të natës, pa u lutur për vëllezërit tonë, gjaku i të cilëve sot po derdhet në Siri dhe në vende të tjera. Luteni Allahun që t’i ushqejë, t’i ruajë dhe t’i çlirojë ata nga robëria e armiqve të Allahut.

O robër të Allahut!

Gjendja në të cilën kemi ardhë, a nuk na kërkon që të turpërohemi nga Allahu dhe t’i kthehemi Librit të Tij, të cilin e kemi braktisur?! Armiqtë tanë dëshirojnë që ne ta harrojmë Librin tonë, historinë dhe traditat tona, kurse nga ana tjetër, t’i mësojmë ato që ju përkasin atyre. Edhe më e madhe, është e keqja, që në mesin tonë ka nga ata që i shërbejnë hapur sistemit të armikut dhe luftojnë kundër vëllezërve të tyre. Dhe mos harroni se, lufta jonë nuk do të ndërpritet, sepse Allahu i Lartësuar thotë: „… Ata vazhdimisht do luftojnë kundër jush, që nëse munden t’ju kthejnë nga besimi juaj…“  (el-Bekare, 217)

Prandaj ne duhet të kemi harmoni mes vete dhe t’i kemi radhët unike dhe të ngjeshura.

Përkthim: Miftar Ajdini

(islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *