• Sat. Apr 20th, 2024

Ai i cili ka këto cilësi, Allahu ja lehtëson atij rriskun, ja lehtëson atij çeshtjet, e mbron dhe e forcon atë

Bylexopress

Mar 16, 2020

Është pytur shejh Shenkiti Allahu e ruajt:
Me çfar na këshilloni te angazhohemi gjate pritjes se koheve te adhurimit?

Tha:Angazhimi më i mirë ne këo kohë të është “istigfari” kërkimi i shpesht i faljes, sepse gjynahet robin e privojnë nga suksesi!!

Nëse robi e obligon zemrën e tij me istigfar, atehere është pastruar.

Nëse ka qenë i dobët, atehere është forcuar.

Nëse ka qenë i sëmurë, atehere është shëruar.

Nëse ka qenë i sprovuar, atehere është falur.

Nëse ka qenë i lëkundur, atehere është udhëzuar.

Nëse ka qenë i shqetësuar, atehere është qetësuar.

Istigfari është siguria më e madhe e ngelur tek ne mbas Profetit(alejhi salatu ue selam).

Ibn Kethiri thotë:
” Ai i cili cilësohet me këto cilësi, pra, me cilësin e istigfarit, Allahu ja lehtëson atij gjetjen e rriskut, ja lehtëson atij çeshtjet, e mbron dhe e forcon.

Meditoni fuqinë e kësaj thënie të cilën e ka thënë Omer Ibn Hatabi (Allahu qoftê i kënaqur prej tij).

” Nësë zbret rufeja nga qielli nuk e dëmton kërkuesin e faljes.”

️I kërkoj falje Allahut të Madhëruar i Cili nuk ka të adhuruar me të drejte përveç Tij, i Gjalli përgjithmonë, Mbikqyrës i çdo gjëje, aq sa është numri i krijesave të Tij, dhe aq sa dëshiron Ai, po aq sa është i bukur Arshi i Tij dhe sa ngjyra e pasosur (e pafund) për t’i shkruar Fjalët e Tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *