” Allahu do t’ia lehtësojë rrugën për në xhenet njeriut që ndjek rrugën për të kërkuar dituri në këtë botë.”
• Pa dyshim se dituria është një nga kushtet dhe nevojat kryesore për ngritjen dhe përparimin e individit dhe të shoqërisë.
• Nevoja për dituri dhe njohuri asnjëherë nuk shuhet; ashtu si ndihet nevoja për ushqim, ashtu është edhe dituria ushqim i mendjes dhe i shpirtit.
Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
” Nuk vjen gjë e mirë prej atij që nuk e do diturinë. Prandaj, mos u miqëso me një njeri të tillë, sepse dituria është jeta e zemrave dhe pishtari i arsyes ”