• Tue. Apr 23rd, 2024

ALLAHU I PËRGJIGJET LUTJES SE SECILIT LUTËS

Bylexopress

Jan 11, 2021

Allahu, i Gjithfuqishmi, i Mëshirshmi dhe Mëshiruesi, shpalli ne Kur’an se Ai është pranë njeriut dhe do të ju përgjigjet njerzëve kur ata i luten Atij. Një prej ajeteve të shpallura është:

E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qënë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua. (bekare: 186)
Siç u tha në ajetin e mësipërm, Allahu është pranë çdonjërit, Ai ka dijeni për dëshirat e çdonjërit, ndjenjat, mendimet, çdo fjalë të shprehur, dhe çdo gjë të përshpëritur, bile edhe çfarë është e fshehur thell në mendjet e çdonjërit. Si pasoj e kësaj, Allahu dëgjon dhe din për çdo njëri i cili i kthehet Atij dhe i lutet Atij. Kjo është bekimi i Allahu për njërzimin, dhe manifestim i mëshires, mirësisë dhe fuqisë së pakufij të Tij.

Allahu ka dijeni dhe fuqi të pakufi. Ai është Zotëruesi i çdo gjëje në tërë gjithësinë. Çdo gjallesë, çdo gjë, prej sa duket njerëzve më të fuqishëm deri të ata më të dobët, prej njerëzve më të varfër deri te njerëzit më të pasur, prej trupave madheshtor qiellor e deri te streha e shtazes më të imët në tokë, të gjitha i takojnë Allahut dhe të gjitha janë nën kontrollin dhe dëshirën e Tij.

Një përson i cili ka besim në ketë të vërtetë mund t’i lutet Allahut për çfarëdo qoftë dhe mund të shpresoi se Allahu do t’i përgjigjet këtyre lutjeve. P.sh. një përson i cili është semur nga ndonjë smundje e pasherueshme, sigurisht do të drejtohet te të gjitha llojet e kujdesit mjeksor. Sidoqoftë, duke e ditur se vetëm Allahu e kthen shendetin, lutjet do t’i ofrohen atij për shërim. Si rrjedhim, një përson me disa lloje të frigës prej ankthit, mund t’i lutet Allahut për qëtsim dhe t’i largoi te gjitha llojet e frigës.

Një përson i cili befasisht ka hasur ne vështirsi financiale të cilat nuk mund t’i kryej, mund t’i drejtohet Allahut për menjanimin e vështërsive financiale. Njeriu mund t’i lutet Allahut për numër të pakufizuar të gjërave, për tregimin e rrugës së drejt, për pranim në xhennet me besimtarët e tjerë, për një vend më të mirë në xhennet dhe shpetimin e tij nga xhehennemi me fuqin e Allahut, për shendet të mirë, dhe kështu me radhë. Kjo është çfarë Pejgamberi i Allahut (saas) ju tha shokëve të tij i tensionuar kur tha:

Doni te ju njoftoi me një armë e cila do te ju mbroi juve nga e liga e armikut dhe do te rrit ushqimin e juaj? Ata than: po, o i dërguar i Allahut . ai tha: thirrne Allahun ditën dhe natën, se namazi është arma e besimtarit1

Megjithatë, në Kur’an është edhe një zbulim, i cili meriton vemendje në këtë pike. Sikur që Allahut thotë në Kur’an :

Njëriu (e tepron) lutet për keq, ashtu sikurse lutet për mirë, (po Allahu nuk e pranon lutjen e tij për keq); njëriu (nga vetë natyra e tij) është i ngutshëm. (isra: 11)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *