ALLAHU TË FURNIZON PREJ NGA NUK E PRET – TREGIM

TREGIMI I EBU GAJATH EL-MEKIJ DHE BASHKËSHORTES SË TIJ LUBABES

Prej shenjave të sinqeritetit është edhe droja prej Allahut, asketizmi në këtë jetë, kështu i sinqerti në bindjet e tija frikohet të ushqehet me haram, e mban barën e varfërisë e vështirësisë në kërkim të botës së ahiretit, nëse ai e vepron një mëkat ai nuk fle derisa të kthehet tek Zoti i Tij, e të distancohet prej mëkatit të kaluar.

Ibn Xherir et-Taberiu rrëfen: Isha në Meke gjatë sezonit të Haxhit, dhe atje e pashë një burrë nga Hurasani që thërriste e thoshte: O ju haxhilerë të nderuar, o banorë të Mekes, ju nga qyteti e nga fshatrat, unë kam humbur një qese me njëmijë dinarë, kush ma kthen mua, Allahu e shpërbleftë me të mirat e Tija dhe e liroftë nga zjarri, atij do t’i takojë shpërblimi e shpagimi ditën e Llogarisë.

Një njeri i moshuar prej banorëve të Mekes i tha atij: O ti Hurasanas, vendi jonë ka një gjendje të vështirë, e ditët e haxhit janë të shkurtra, sezoni është i caktuar, dyert e fitimit janë të mbyllura, ndoshta ajo pasuri bie në duart e një besimtari, të varfër, një plaku të shtyrë në moshë, që shpreson një premtim nga ana jote, nëse ta kthen pasurinë t’i japësh diç edhe nëse është pak, pasuri hallall.

Njeriu nga Hurasani tha: Sa është shuma e kthimit? Sa kërkon?

Plaku i tha: Dëshiron një të dhjetën e pasurisë, njëqind dinarë.

Njeriu e refuzoi e tha: Nuk e bëj, por ia dorëzoj çështjen Allahut, tek Ai ankohem ditën kur ta takojmë, Ai na mjafton dhe është mbrojtësi më i mirë.

Ibn Xherir et-Taberi thotë: Në veten time u krijua një mendim se ky plaku është njeriu i varfër, e i ka gjetur ato para, dhe njëkohësisht lakmon një pjesë prej tyre, kështu që iu vura pas atij derisa ai u kthye në shtëpi, dhe ishte ashtu siç edhe supozova, e dëgjova duke e ftuar bashkëshorten e tij e i thoshte: O Lubabeh! Ajo iu përgjigj: Të përgjigjem o Ebu Gajth.

Tha: Kam gjetur pronarin e dinarëve i cili i kërkonte ato, e nuk dëshironte t’i jepte asgjë nga pasuria atij që i ka gjetur, unë i thashë: Na jep njëqind dinarë, por ai refuzoi dhe e dorëzoi çështjen e tij Allahut, çfarë të bëj oj Lubabeh? Duhet patjetër t’i kthej ato para, unë frikohem prej Zotit, të më shumëfishohet mëkati im.

Bashkëshortja e tij i tha: O ti burrë! Ne po përjetojmë varfëri me ty që pesëdhjetë vite, ti ke katër vajza, dy motra, mua dhe nënën time, ti je i nënti, as që kemi një dele e gjë nga bagëtitë, merre gjithë pasurinë, na ngop prej saj sepse jemi të uritur, na vesh me të, ti më mirë e di gjendjen tonë, ndoshta Allahu më pas të bën të pasur, e ia kthen pasurinë pasi të kesh udhqyer familjen, ose Allahu të shlyejë borxhin tënd ditën kur sundimi do t’i takojë vetëm Atij.

Ai i tha: Oj Lubabeh! A të ushqehem me haram pas tetëdhjetë viteve që kam arritur në moshën time, e të djeg trupin tim me zjarr pasi që kam qenë i durueshëm në varfëri, e të mertioj hidhërimin e Zotit Fuqiplotë, ndërsa unë jam shumë afër varrit tim, jo, për Allahun nuk veproj ashtu.

Ibn Xherir et-Taberiu tha: Unë u largova duke qenë i habitur me atë që ndodhi mes tij dhe bashkëshortes së tij, pasi që kaluan ca orë të ditës e dëgjova pronarin e dinarëve duke thirur: O banorë të Mekes, të nderuar haxhilerë, o ju mysafirë të Allahut, që jeni nga qyteti e nga fshatrat, kush ka gjetur një qese me njëmijë dinarë, le të mi kthejë mua, e atij i takon shpërblimi tek Allahu.

Përsëri plaku shkoi tek ai e i tha: O ti Hurasanas! Të kam thënë që dje e të këshillova, vendi jonë ka mungesë të të mbjellurave e bagëtive, andaj garanto diçka prej pasurisë për atë që e gjenë atë qese në mënyrë që ai mos të bie në kundërshtim me fenë, unë të kam thënë t’i japësh atij që i gjenë njëqind dinarë, por ti refuzove, nëse pasuria jote bie në dorën e një personi që ka frikë Allahun, a do t’i jepje së paku dhjetë dinarë në këmbim të atyre njëqind dinarëve, të jenë ato për atë person mbulim e mbrojtje, mjaftim e siguri.

Njeriu i tha: Nuk i jap, e shpresoj që pasurinë time ta gjej tek Allahu, tek Ai ankohem ditën kur ta takojmë, Ai na mjafton dhe Ai është mbrojtësi më i mirë.

Ibn Xheriri thotë: Më pas njerëzit u shpërndanë e shkuan, pasi që erdhi mëngjesi i ditës së ardhshme, në një çast prej ditës e dëgjova pronarin e dinarëve duke thirrur me thirrjen e njejtë, me fjalë të njejta: O banorë të Mekes, të nderuar haxhilerë, o ju mysafirë të Allahut, që jeni nga qyteti e nga fshatrat, kush ka gjetu një qese me njëmijë dinarë, le të mi kthejë mua, e atij i takon shpërblimi tek Allahu.

U ngrit plaku e i tha atij: O Hurasanas, të kam thënë para dy ditëve, jepja njëqind dinarë atij që i gjenë paratë, por ti refuzove, më pas të thash qoftë edhe dhjetë dinarë, e ti refuzove, a do t’i jepje së paku një dinarë të vetëm, me gjysmën të blejë diç që ka nëvojë e me gjysmën tjetër një dele ku do të merr qumësht, t’i furnizojë njerëzit e të fitojë, të ushqejë fëmijët e tij e të shpresojë në Allahut shpërblim.

Njeriu i tha: Jo, nuk i jap, por e paraqes këtë para Allahut dhe Atij i ankohem ditën kur do ta takojmë, Ai na mjafton dhe është mbrojtësi më i mirë.

Plaku e tërhoqi me vete e i tha: Eja me mua dhe merri dinarët e tua e më le mua të bëj gjum natën, sepse nuk jam rehat që kur i kam gjetur ato para.

Ibn Xheriri thotë: E ndoqa pronarin e dinarëve, i shkova pas, derisa hyri plaku në shtëpinë e tij, gropoi në tokë dhe nxorri dinarët e i tha: Merri, e lus Allahun të më fal mua, e të më furnizojë nga begatitë e Tija.

Njeriu i mori paratë dhe dëshiroi të del prej shtëpisë, kur arriti në derën e shtëpisë tha: O i nderuar! Mua më ka vdekur prindi (Allahu e pastë mëshiruar) dhe më la tre mijë dinarë e më tha: Nxjerre një të tretën dhe shpërndaje tek njerëzit më meritorë që ti i njeh, kështu që unë i futa ato në qese që t’i jap atij që mendoj se i meriton, betohem në Allahun, nuk kam parë –që kur kam dalë nga Hurasani e deri këtu- njeri më meritorë se ti, merri, lus Allahun të të jep bereqet në to, e të shpërbleftë për besnikërinë tënde, e durimin në varfëri. Më pas u largua dhe la pasurinë.

Plaku filloi të qajë e i lutej Allahut: Allahu e mëshiroftë pronarin e dinarëve në varrin e tij, dhe e bekoftë djalin e tij.

Ibn Xheriri thotë: Edhe unë shkova pas njeriut nga Hurasani, por më ndoqi Ebu Gajath e më ktheu, më tha: Ulu! Të kam parë që më ndjek që ditën e parë kur kuptove lajmin, po edhe dje edhe sot, kam dëgjuar Ahmed ibn Junus el-Jerbui i cili thotë: kam dëgjuar Malikun duke thënë: kam dëgjuar Nafiun i cili thotë: kam dëgjuar Abdullah ibn Omerin se i dërguari (sal-Allahu alejhi ve selem) i ka thënë Omerit dhe Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre): “Nëse Allahu të mundëson një hedije pa e kërkuar atë e pa e lakmuar atë, merre e mos e refuzo, sepse kështu ti ia kthen Allahut, aze ve xhel, e kjo është hedije prej Allahut, e hedija është prej Allahut, hedija është për atë që prezenton.

Më pas thirri: Oj Lubabeh, oj filane, oj filaneh, i ftoi vajzat e tija e dy motrat, gruan dhe nënën e saj, u ul dhe më uli edhe mua aty, kështu u bëmë dhjetë persona, e hapi qesen e tha: shtroni rrobat e juaja, kështu unë shtrova rrobën time, ndërsa ato nuk kishin këmishë që mund ta shtronin kështu që zgjatën duart e tyre, plaku filloi të numëronte dinarët një nga një, kur arriti të dhjetin më tha: Edhe ty një dinarë, derisa përfundoi me gjithë dinarët ku ishin njëmijë, e mua mi dha njëqind dinarë.

Ibn Xheriri thotë: Zemra mu gëzua shumë që ata u bënë të pasur, më shumë se që u gëzova për njëqind dinarët. Kur dëshirova të dal plaku më tha: O djalosh, ti je i bereqetshëm, asnjëherë nuk e kam parë këtë pasuri e as që e kam shpresuar ndonjëherë, të këshilloj të ruash këtë pasuri pasi që është hallall, dhe dije se unë isha ai që e falja sabahun në këtë këmishë të shkyer më pas e zhveshja që të faleshin vajzat e mija, një nga një, e më pas dilja për të punuar mes namazit të drekës dhe të ikindisë e kështu njejtë edhe në aksham e jaci, e as që paramendonim të shohim dinarë me sy, kështu që Allahu i ndihmoi me atë që e morën, edhe mua edhe ty me atë që morëm, Allahu e mëshiroftë pronarin e parave në varrin e tij, e i shumëfishoftë shpërblimin djalit të tij, Allahu e begatoftë.

Ibn Xheriri thotë: Kështu unë u ndava prej tij, i mora një qind dinarët, dhe me to kam shkruar dijen për dy vitë, ushqeheja dhe bleja letra, udhëtoja e kryeja pagesat e nevojshme, pas gjashtëmbëdhjetë vitesh shkova përsëri në Meke, dhe e kërkova plakun, e më thanë se kishte vdekur ca muaj pas asaj ndodhie, njashtu edh egruaja dhe nëna e saj kishin vdekur, po ashtu edhe motrat e tij, e nuk kishte mbetur përveç vajzave, për të cilat isha i interesuar dhe i gjeta të ishin martuar me prijësa e mbretër, dhe atë pasi që ishte përhapur gjithandej lajmi për prindin e tyre të devotshëm, kështu që shkoja e i vizitoja burrat e tyre, ata sillehsin shumë mirë me mua, më nderonin, deri sa ishin gjallë, Allahu i bekoftë në atë që ecën gjithë ata.

Allahu thtoë: “Kjo është këshillë për ata që i besojnë Allahut dhe Ditës së Kijametit, e kush i dron Allahut, Ai i bënë rrugëdalje atij, dhe e furnizon atë prej nga nuk e pret; kushdo që mbështetet te Allahu, Ai i mjafton atij.” Sureja Talak, 2-3.

Shkroi: Dr. Mahmud Abdurrezak

Përktheu: Shpend Zeneli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *