As në sprovat më të rënda nuk jeni të vetmuar!

Njerëzit ju thonë se imani juaj është i dobët nëse vazhdoni të qani. Sikur të bënit më tepër lutje, sikur të lexonit më tepër Kur’an, sikur të ishit besimtarë më të mirë, nuk do të ishit të pikëlluar dhe nuk do të kishit probleme…

Ja diçka që mund ta ndani me ta:

Pejgamberi i Allahut, Jakubi alejhis-selam qau aq shumë për humbjen e të birit të tij, Jusufit. Nuk ishte i pikëlluar disa ditë, e as një muaj apo një vit. Ishte i shqetësuar dhe i merakosur me dekada. Aq shumë i rridhnin lotët saqë e humbi shikimin. Por, edhe krahas lotëve të tij, pikëllimit si tipar njerëzor, ishte ndër besimtarët më të zgjedhur që krijoi Allahu në tokë. Lotët e tij nuk ishin shenjë e imanit të tij të dobët apo lëkundjes së tij në besim.

Të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem, iu shpall Kur’ani. Ai falej më gjatë, me përqendrim më intensiv dhe kishte relacionin më të fortë me Allahun e Madhëruar. Por, prapëseprapë edhe pas dhjetë viteve që kishte ndërruar jetë bashkëshortja e tij Hatixheja, akoma i mungonte.

Ai nuk mund ta harronte atë. Vazhdoi të jetojë, por i mungonte shumë. Dhe është e natyrshme që të dhemb.

Qau në varrin e nënës së tij dekada më vonë pas vdekjes së saj. Qau aq shumë gjatë varrimit të birit të tij, ndërsa kjo nuk ia pakësoi mbështetjen e tij në urtësinë Hyjnore.

Fakti që kishte relacion të ngushtë me Allahun, nuk domethënë që në jetë nuk ka probleme dhe dhembje. Në rast se njeriu me lidhshmërinë më të madhe shpirtërore me Allahun, njeriu i cili më së miri e njihte Kur’anin dhe bënte më së tepërmi ibadet, mundte të vuaj aq shumë për humbjen e tij, atëherë çfarë të themi ne?!

Namazi dhe Kur’ani janë rripa për shpëtim të cilat shërbejnë të na mbajnë në sipërfaqe e ujit atëherë kur ne fundosemi. Kjo nuk domethënë që nuk do të hidhemi në oqean. Kjo nuk domethënë se nuk do të ndjehemi sikur nuk mund të marrin frymë, kur dikush në heq teposhtë. Por, edhe kur ballafaqohemi me valët më të mëdha, edhe kur të na hyjë uji brenda në gojë dhe të luftojmë të marrim frymë, e dimë që e kemi Dikë i cili do të na rikthejë dhe do të na mbajë në sipërfaqe dhe sërish do të na kthejë në tokën e sigurte.

Shkoni në terapi, që është shumë me rëndësi. Kërkoni mbështetjen shoqërore. Investoni në brengën rreth vetes dhe mos i lejoni askujt t’ua marrë hapësirën e sigurt, relacionin intim me Krijuesin. 

Ai është Ai, ndaj të cilit duhet qenë të lëndueshëm. Vetëm para Tij mund të thyhemi në copëza të vogla dhe mund ta tregojmë pasigurinë tonë dhe sërish të jemi të denjë. 

Dhe kur njerëzit të thonë: “A nuk ishte mjaftueshëm?” Njoftojini ata se tek të Dërguarit e Allahut zgjati më shumë. Por, megjithatë ata na bën me dije se me Allahun dhe mbështetjen tek Ai mundemi gjithçka.

Autore: Merjem Amirebrahimi
Përkthim: Lutfi Muaremi

[Islampress.ch]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *