• Thu. Apr 18th, 2024

Asnjëherë mos harroni se premtimi i Allahut është i vërtetë

Bylexopress

Apr 13, 2020

Dijeni se premtimi i Allahut është i vërtetë.

Kur Allahu ju premton se do të kujdeset për ju, atëherë juve mund të ju hedhin në lumë si foshnjë e porsalindur, por Allahu do t’ju mbrojë.

Do të ju kthejnë te nëna juaj që të jeni gëzimi i syrit të saj dhe lehtësimi i zemrës së saj, sepse premtimi i Allahut është i vërtetë.

Mund të rritesh në shtëpinë e armikut tënd, tiranit më të madh në Tokë, por do të jesh i mbrojtur, sepse premtimi i Allahut është i vërtetë.

Kur të ju rrethojë ushtria e zullumqarit dhe të mendoni se nuk keni rrugëdalje, Allahu do ta ndajë për juve detin, nga mëshira për ata që besojnë, sepse premtimi i Allahut është i vërtetë.

Kështu ishte i mbrojtur Musai (a.s.)!

Asnjëherë mos mendoni se nuk do të sprovohemi, sepse do të sprovohemi…

Mos harroni, përmes të gjitha këtyre sprovave, Allahu ka premtuar se me vështirësinë është edhe lehtësimi, dhe Allahu ua ka premtuar gradat më të mëdha të xhenetit, atyre që besojnë dhe angazhohen.

Kurse premtimi i Allahut është i vërtetë!

“… Premtimi i Allahut është i vërtetë, e Ai është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.” (Lukman, 9)

Sexhid Omar; IslamBosna.ba;

Përkthim: Miftar Ajdini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *