Bamirësia e mbështjellë me bujari dhe dashuri, e jo me përbuzje dhe nënçmim

Shejh Ali el-Tantavi, me një rasti kishte treguar:

“Natën e kaluar e pashë vajzën time sesi kishte vendosur pak fasule dhe oriz në një tepsi, pastaj kishte shtuar patëllxhan, tranguj dhe disa kokrra kajsi. Kur ajo deshi të dilte, e pyeta: “Për kë është ajo?”

Ajo më tha: “Ky ushqim është për rojtarin. Nëna më porositi që ta çoja tek ai.”

Unë i thashë: “Merr edhe lloje të tjera të ushqimit dhe vendose secilin në pjatë të veçantë, pastaj vendosi pjatat në një tepsi të madhe bakri, pastaj shtoja edhe një gotë ujë, thikën dhe pirunin.”

Ajo bëri siç i thashë, pastaj shkoi. Kur u kthye, ajo më pyeti: “Baba, pse e bëre këtë?”

Unë i thashë: “Oj vajza ime, ushqimi është sadakë dhe ndarje e pasurisë, kurse shërbimi i bukur i ushqimit është sadakë dhe ndarje e ndjenjave dhe dhembshurisë. Lloji i parë i sadakës e mbush barkun, kurse lloji i dytë i sadakës e mbush zemrën.

Nëse do t’ia kishe dërguar ushqimin ashtu siç e ke shërbyer herën e parë, rojtari do të ndjehej si lypës, të cilit ia kemi dërguar ushqimin e mbetur, ndërsa në rastin e dytë, kur i ke renditur pjatat siç të thashë, ai është ndjerë si mik i afërt dhe musafir i dashur.

Ekziston dallim i madh midis dhënies së parave dhe dhënies të shpirtit. Kjo e fundit është më e madhe edhe tek Allahu edhe tek i varfri.

Prandaj, bamirësia juaj le të jetë e mbështjellë me bujari dhe dashuri, e jo me përbuzje dhe përçmim.”

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress.ch)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *