Çarja e gjoksit Profetit Muhamed ﷺ (MREKULLI)

Enes ibn Maliku ka kumtuar se kur i Dërguari i Allahut ﷺ po luante me djemtë e tjerë, i erdhi Xhibrili, e mori dhe e shtriu për tokë, ia çau zemrën dhe ia nxori atë jashtë, pastaj i nxori një copë të vogël mishi dhe i tha: “Kjo ishte pjesa e djallit.” Pastaj ia lau zemrën në një tas ari me ujë zemzemi. Më pas e bashkoi dhe e vuri në vend ashtu siç ishte.

Djemtë erdhën me nxitim te nëna e tij e qumështit, Halimja dhe i thanë: “Muhamedi u vra.” U kthyen menjëherë e i dolën përpara dhe panë se atij i kishte ndryshuar ngjyra e fytyrës. “Unë e kam parë shenjën e asaj qepjeje në gjoksin e tij”,- përfundon Enesi.
Pasi ndodhi kjo ngjarje e jashtëzakonshme, Profeti Muhamed ﷺ u kthye në Mekë dhe qëndroi tek e ëma rreth dy vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *