Çdo tevbe, çdo pendim i sinqertë është Islami i ripërtërirë

i dorën e tij të djathtë të bekuar, kurse Amri e tërhoqi dorën e tij. Pejgamberi (savs), e pyeti: “Çka ndodhi me ty, o Amr?”

Amri u përgjigj: “Unë dua të vendos një kusht?”

“Për çfarë kushti e ke fjalën?”, e pyeti Pejgamberi (savs).

Amri tha: “Dua të më falen mëkatet që kam bërë më parë!”

Pejgamberi (savs), i tha: “A nuk e ke ditur se Islami e fshin atë që ka qenë para tij!?”

Çdo tevbe, çdo pendim i sinqertë është Islami i ripërtërirë. Prandaj, ikni tek Allahu dhe mos e zmadhoni mëkatin tuaj pa marrë parasysh se çfarë është ai. Nuk ka mëkat më të madh se shirku ose idhujtaria. Kurvëria, vjedhja dhe marrja e kamatës,të gjitha këto janë mëkate më të vogla se shirku. Nëse idhujtari e braktis idhujtarinë e tij dhe kthehet tek Allahu me gjithë zemër, Ai do t’ia falë të gjitha mëkatet që i ka bërë më parë. Atëherë, si të mos e fal Allahu i Mëshirshëm atë që në thelb është musliman pasi të pendohet sinqerisht,pa marrë parasysh sa janë të mëdha mëkatet në sytë e tij. Sepse, sado të mëdha të jenë mëkatet e njerëzve, falja dhe magfireti i Allahut është shumë më i madh se mëkatet e tyre.

Janë tri kushte për pendim: (1) I pari është braktisja e menjëhershme e mëkatit, kurse (2) i dyti është pendimi dhe vendosmëria për të mos u kthyer në atë mëkat. Mirëpo, edhe nëse njeriu, për shkak të dobësisë së tij, i kthehet mëkatit të caktuar, ai është i detyruar ta ripërtërijë tevben dhe pendimin.

Në lidhje me këtë, dëshiroj ta theksoj njëhadith të Pejgamberit (savs), të cilin e kam shumë për zemër. Ai aty thotë: “Nuk ka asnjë besimtar që nuk është i lidhur me ndonjë mëkat të cilin e bën herë pas here, ose ndonjë mëkatnga i cilinuk largohet derisa të largohet nga kjo botë. Besimtari në këtë botë është i ekspozuar ndaj sprovave dhe problemeve, por kur bën mëkat ai pendohet, dhe kur i tërhiqet vërejtja, ai përfiton prej saj.” (Et-Taberani në El-Kebir (11810, 12457) dhe në El-Evsat (5884); El-Kada’i, Musned El-Shihab (809); El-Bejheki, Shuabul-iman (7124). Shejh Albani këtë hadith e vlerëson të besueshëm)

Sa i përket (3) kushtit të tretë, ai është kthimi i të drejtave të marra nga njerëzit, nëse mëkati ishte në formën e marrjes së paligjshme të pasurisë së dikujt, uzurpimit të tokës ose padrejtësisë në ndarjen e trashëgimisë, e të ngjashme.

Edhe nëse gaboni 1000 herë gjatë ditës, pendohuni tek Allahu 1000 herë, sepse shejtani nuk dëshiron asgjë më shumë sesa t’ju hedhë në dëshpërim në lidhje me mëshirën e Allahut. Prandaj, mos u dëshpëroni dhe kurrë mos e humbni shpresën në mëshirën dhe faljen e Allahut.

Edhem Sherkavi

Përktheu: Miftar Ajdini

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *