“Një burrë erdhi tek i dërguari i Allahut -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- dhe i tha:
O i dërguari i Allahut, si të them kur dëshiroj t’i kërkoj Zotit tim?
Profeti -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- tha:
” Thuaj:
Allahummeg firlij, uer rhamnij, ue áafinij, uerrzuknij”
(O Allah, Zoti im! Më fal, më mëshiro, më jep shëndet dhe më furnizo), sepse këto të katërta të përmbledhin ty këtë botë dhe botën tjetër”.
Transmeton imam Muslimi -Allahu e mëshiroftë-.