Cila është urtësia e fatkeqësive natyrore?

Allahu (xh.sh) e krijoi gjithësinë dhe e mbikëqyr dhe kontrollon atë. Asgjë në të nuk ndodh pa lejen e Tij: “…as edhe një gjethe nuk bie (nga pema) pa e ditur Ai!” (En’am: 59). Kështu çdo fenomen natyror, tërmet, përmbytje, vullkane, cunami apo zjarre masive ndodhin me lejen dhe nën kontrollin e Allahu (xh.sh).

Në Kuranin Famëlartë tregohet se disa popuj të cilët e patën merituar dënimin e Tij, Ai i shfarrosi masivisht me anë të dukurive të ndryshme natyrore duke shpalosur kështu zemërimin e Tij mbi ta. Në këtë kuadër disa prej fatkeqësive natyrore janë edhe si pasojë e zemërimit të Allahut mbi njerëzit.

Si përgjigje ndaj lutjes së Profetit Muhamed (alejhi selam) Allahu (xh.sh) nuk do të dërgojë fatkeqësi që të shfarrosë një popull të tërë: “I kërkova Allahu tre gjëra, më dy dhe njërën nuk ma pranoi, i kërkova të mos e shfarosë umetin tim me thatësirë dhe përmbytje dhe ma pranoi, i kërkova që umeti im të mos përçahet, por nuk ma pranoi.” (Muslim, Fiten: 2889) Kështu fatkeqësitë e ndodhura në kohën pas Profetit (alejhi selam) do të jenë lokale.

Këto fatkeqësi do të shtohen kur mes njerëzve shtohet gjynahet e mëdha dhe padrejtësia dhe ato të kryhen pa asnjë drojë. Këto fatkeqësi do të vijnë si paralajmërim që njerëzit të kuptojnë më qartë fuqinë e Allahut (xh.sh) dhe si dënim për ata që e kundërshtojnë Atë. Fatkeqësia do të përfshijë edhe shumë të pafajshëm, kështu mes zemërimit të Allahu të shpalosur ndaj keqbërësve do të shfaqet edhe një shkëndijë e mëshirës së Tij. Të vdekurit e pafajshëm në këto fatkeqësi konsiderohen shehid pasi Profeti (alejhi selam) thotë: “Shehidët janë pesë grupe: kush vdes nga kolera, sëmundje barku, të mbyturit, të vdekurit nën rrënoja, të vrarët në rrugë të Allahu.” (Buhari, 2829; Muslim, 1914).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *