• Tue. Apr 16th, 2024

Cilat janë tri parimet qe duhet ti dije çdo musliman?

Bylexopress

Dec 25, 2020

Cilat janë tri parimet?

(Nëse të thuhet ty: Cilat janë Tri Parimet të cilat janë detyrë për çdo njeri ti dijë? Thuaj: Njohja e njeriut ndaj Zotit të tij, Fesë së tij, Profetit të tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. )
Këto janë tri parimet për shkak të së cilave është titulluar kjo broshurë ‘’Tri Parimet’’. Këto janë bazat e dijes fetare, bazat e dijes së saktë fetare.

Parimi i parë: Njohja e njeriut ndaj Zotit të tij. Njohja se Allahu është Krijuesi i çdo gjëje, dhurues i të gjitha mirësive që kanë robërit e Tij, i vetmi i cili meriton të adhurohet.

Parimi i dytë: Njohja e Fesë Islame me të cilën Allahu dërgoi Profetin e Tij, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Parimi i tretë: Njohja e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem si Profet i dërguar nga Allahu tek mbarë njerëzimi. Ai erdhi me udhëzim dhe Fenë e vërtetë.

Këto tri parime janë pyetjet për të cilat pyetet njeriu në varrin e tij. Këto janë sprova e varrit, sic ka ardhur në hadithin e gjatë të el Berraut, në të cilin përshkruhet marrja e shpirtit e besimtarit dhe jobesimtarit dhe se kur besimtari vendose në varr: ‘’I vijnë dy melekë, e ulin dhe i thonë: ‘’Kush është Zoti yt?’’ Thotë: ‘’Zoti im është Allahu.’’ I thonë: ‘’Cila është feja jote?’’ Thotë: ‘’Feja ime është Islami.’’ I thonë: ‘’Kush është ai njeriu i cili u dërgua tek ju?’’ Thotë: ‘’Ai është i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. I thonë: ‘’Si i di ti këto gjëra (me çfarë argumenti)? Thotë: ‘’Kam lexuar Librin e Allahut dhe e kam besuar.’’ Dikush thërret nga qielli: ‘’Ka thënë të vërtetën robi Im. Shtrojani vendin me gjera prej Xhenneti, visheni me rroba prej Xhenneti dhe hapjani një derë për në xhennet!’’ I vjen nga aty aroma e Xhennetit dhe parfumet e tij dhe i zgjerohet varri sa largësia e shikimit. “ndërsa jobesimtari kur vendoset në varrin e tij i vijnë dy melekë, e ulin dhe i thonë: ‘’Kush është Zoti yt?’’ Thotë: ‘’Ëëë, ëëë, nuk e di.’’ I thonë: ‘’Cila është feja jote?’’ Thotë: ‘’Ëëë, ëëë, nuk e di.’’ I thonë: ‘’Kush është ai njeriu i cili u dërgua tek ju?’’ Thotë: ‘’Ëëë, ëëë, nuk e di.’’ Dikush thërret nga qielli: ‘’Ka mohuar e përgënjeshtruar. Shtrojani vendin me gjëra prej Zjarrit të Xhehenemit, visheni me rroba prej Xhehenemit dhe hapjani një derë për në Xhehenem!’’ I vjen aty nga i nxehti i tij.’’

Thotë: ‘’I ngushtohet varri sa i dalin nga vendi brinjët e tij.’’ Hadith i saktë.
Mund të thuhet se këto tri parime janë njohja e të Derguarit, Dërguesit dhe ajo me të cilën është dërguar. Allahu është Dërguesi, Muhamedi i Dërguarit i Tij, Feja Islame ajo me të cilën është dërguar.

Shejkh Abdurrahman ibn Nasir el Berrak, Allahu e ruajtë.
Sherh Thelethetul Usul

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *