• Tue. Apr 16th, 2024

ÇKA I URDHËRON ALLAHU ENGJËJT, KUR NJË NJERI ËSHTË I SËMURË

Bylexopress

Apr 5, 2020

Kur një njeri, besimtar/e e kaplon sëmundja, atij njeriu besimtar/e, Allahu ia dërgon katër engjëj para se të sëmurët.

(1) Njërin prej engjëjve Allahu i Plotfuqishëm e urdhëron që t’ia merr fuqinë, dhe engjëlli sipas urdhrit nga Allahu ia merr fuqinë e tij dhe ai bëhet i dobët dhe i rraskapitur.
(2) Engjëllin e dytë Allahu i Plotfuqishëm e urdhëron që t’ia merr ndjenjën dhe oreksin e ushqimit.
(3) Engjëllin e tretë Allahu i Plotfuqishëm e urdhëron që t’ia merr dritën nga fytyra, dhe fytyra e tij bëhet e verdhë.
(4) Engjëllin e katërt Allahu i Plotfuqishëm e urdhëron që t’ia merr të gjitha mëkatet, që të bëhet i pastër nga mëkatet.

Nëse Allahu i Plotfuqishëm dëshiron t’ia kthej përsëri shëndetin, Ai e urdhëron engjëllin që ia mori fuqinë, t’ia kthejë; engjëllin që ia mori ndjenjën dhe oreksin ushqimit që t’ia kthejë; engjëllin që ia mori dritën e fytyrës, që t’ia largojë ngjyrën e verdhë; por nuk e urdhëron engjëlli, që ia mori mëkatet, për kthimin e mëkateve.

Ky engjëll do t’i bëjë sexhde Allahut të Plotfuqishëm dhe do t’i thotë: “O Allahu i Plotfuqishëm, ne ishim katër engjëj që Ti na urdhërove, pastaj tre të tjerët i urdhërove t’ia kthejnë ato që ia kishin marrë të sëmurit. Mua nuk më urdhërove për t’ia kthyer atë që i kam marrë (mëkatet e tij).”
Allahu i Plotfuqishëm do t’i thotë: “Kjo nuk përkon me nderin Tim dhe nuk është bukur të urdhëroj t’i kthehen mëkatet e tij pasiqë e kam munduar me sëmundje.”
Engjëlli do të thotë: “O Zot, çka të bëj unë me mëkatet e tij?”
Allahu i Plotfuqishëm do t’i thotë: “Shko dhe hidhi në det!”

Dhe engjëlli do të shkojë dhe do t’i hedh në det …

(Hadith sahih).

Përshtati: Miftar Ajdini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *