• Thu. Apr 18th, 2024

Dallimi ndërmjet dy Kul-eudhave (Kul eudhu bi Rabbi-l- felek dhe Kul eudhu bi Rabbi en nas)

Bylexopress

Apr 11, 2020

Surja El Felek: Kërkim mbrojtje nga të këqijat e jashtme:
Errësira e natës dhe kur kaplon terri.

Kjo kohë mendohet se është kohë e sherreve të mëdha si dhe koha kur magjistarët fryjnë në nyje (duke bërë magji).

Surja En Nas: Kërkim mbrojtje nga të këqijat e brendshme:

Nga sherri i djallit cytës.

Nga shpirti i prirur për të keqe.

Të këqijat e brendshme janë më të rrezikshme se ato të jashtme. Të këqijave të jashtme mund t’iu largohesh, ndërsa të këqijat e brendshme janë të pandashme nga ti.

Për këtë arsye në suren El Felek kërkojmë mbrojtje njëherë nga Zoti ndërsa në suren En Nas tre herë.

Kësisoj në suren El Felek thua: “Kul eudhu bi rabbi-l-felek” (Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit) dhe më pas përmend gjërat nga të cilat kërkon mbështetje (nga sherri i natës, kur kaplon terri, nga sherri i falltarëve që fryjnë në nyje (duke bërë magji) dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë).

Ndërsa në suren En Nas thua: “Kul eudhu: 1) bi rabbi En Nas. 2) Meliki En Nas, 3) Ilahi En Nas (Kërkoj mbështetje te: 1). Zoti i njerëzve. 2). Sundimtari i njerëzve. 3). I Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve, dhe më pas i përmend gjërat nga të cilat kërkon mbështetje (nga sherri i djallit cytës që fshihet (pasi cyt), që hedh dyshime në gjokset e njerëzve qoftë ai djall prej xhindeve apo njerëzve!)

Kush i këndon këto dy sure, me lejen e Allahut, do të jetë i mbrojtur nga të gjitha të këqijat e jashtme dhe të brendshme.

Kush e kupton këtë, i bëhet i qartë shkaku i vlerave të shumta që përmbajnë këto dy sure.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *