Dëshiro për të tjerët, atë që dëshiron për veten tënde, do të jesh musliman

Kjo është një formulë e thjeshtë dhe praktike dhe peshojë e Islamit tonë. Nëse dëshironi të keni për vete një shtëpi të bukur dhe të gjerë, atëherë mos i bëni zili fqinjit tuaj që ai ka një shtëpi të tillë, përkatësisht, dëshironi që edhe ai ta ketë të njëjtën gjë.

Nëse dëshironi që djali juaj ose vajza juaj të jenë studentët më të mirë, ta mbarojnë fakultetin brenda afatit dhe të punësohen, atëherë, dëshirojeni këtë edhe për fëmijët e vëllezërve tuaj muslimanë, dhe bëni lutje edhe për ta sikurse për fëmijët tuaj.

Nëse dëshironi që njerëzit të mos ju përgojojnë, mos të ju shpifin, mos të ju sulmojnë nderin, atëherë dijeni, se këtë askush nuk e dëshiron për vete,  prandaj as ju, mos përgojoni, mos bëni shpifje, mos e sulmoni nderin e njerëzve të tjerë.

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *