• Thu. Apr 18th, 2024

Dhikri i cili i fshin mëkatet dhe i hap dyert e Xhennetit

Bylexopress

Nov 5, 2020

Për tesbihun (dhikrin) pas salavateve i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Të them: Subhanallahi vel hamdulilahi ve lailahe ilallahu vallahu ekber (Lavdërimi dhe falënderimi i takon Allahut, nuk ka zot tjetër përveç Allahut, Allahu është më i Madhi), është me e dashur për mua se çdo gjë që e shkëlqen dielli.”

Transmeton Ebu Hurejre r.a. se në një rast Muhamedi a.s. i ka thënë:  “Thuaj sa më shumë: La havle vela kuvete ila bilahil alijil adhim, sepse kjo është thesari i xhenetit.”

Muslimanët e Ballkanit e lexojnë Ajetul Kursisë (Allahu lailahe ila huve el hajjul kajjum…)  duke shpresuar në mirësitë e Allahut në Xhennet, sepse transmeton Ebu Umame r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush e lexon pas çdo namazi të obliguar Ajetul Kursinë vetëm vdekja e ndanë nga hyrja në Xhennet.” A thua vallë, mund të ketë nxitje më të madhe se sa kjo?

Transmetimi për tesbihun pas Ajetul Kursisë është shumë  interesant dhe domethënës. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet: Muhaxhirët e varfër erdhën te Pejgamberi i Zotit dhe thanë: Njerëzit e pasur kanë ecur më larg nga ne, kanë arritur deri në shkallë më të lartësuar. E përse? Falin sikur që falemi ne, dhe agjërojnë sikur që agjërojmë ne, dhe ndajnë sadakë e ne nuk ndajmë dhe lirojnë robër e ne nuk lirojmë.” Pastaj Pejgamberi i Zotit ka thënë: “A dëshironi t’ju mësojë diçka që nëse i përmbaheni do t’i tejkaloni të tjerët dhe askush nuk do të jetë më i mirë nga ju përveç atij që vepron sikurse edhe ju?” Ata thanë: “Gjithsesi o Pejgamberi i Zotit.” Dhe ai tha: “Shqiptojeni Subhanallah dhe Elhamdulil-lah, dhe Allahu ekber pas çdo namazi nga tridhjetë e tri herë.” Ebu Salihu ka thënë: Pastaj u kthyen muhaxhirët e varfër te Pejgamberi dhe i thanë: “Kanë dëgjuar vëllezërit tanë të pasur çfarë veprojmë dhe edhe ata kanë filluar sikur edhe ne.” Në këtë Pejgamberi i Zotit ka thënë: “Kjo është begati e Zotit të cilën ia jep kujt të dëshirojë.”

Në të vërtetë, kjo është një begati e Zotit, ndërsa Ai ia jep atij që do. Ka shumë prej atyre që nuk e dinë këtë hadith, dhe menjëherë pas farzit dalin nga xhamia. Ka edhe shumë prej atyre që nuk e dinë këtë hadith, mirëpo qëndrojnë në xhami dhe bashkë me xhematin e thonë këtë dhikr dhe fitojnë begatitë e Allahut.

Përshtati: Arsim Dauti

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *