• Wed. Apr 24th, 2024

Duaja është ilaç i dobishëm për shërimin e sëmundjes

Bylexopress

Apr 6, 2020

Duaja është ilaç

Ndër shkaqet më të forta për largimin e fatkeqësive dhe arritjen e qëllimit të kërkuar është edhe duaja (lutja) por mund të ndryshojë ndikimi si shkak i dobësisë në vete. Mund të jetë dua të cilën nuk e don Allahu sepse përmban armiqësi ose duaja është bërë nga një zemër e dobët e cila është larg Allahut në momentin kur bëhet lutja, zemër e cila i ngjan harkut të lirë të shigjetës që kur e gjuan shigjetën del e dobët ose lutja nuk mund të arrijë efektin si pasojë e ushqimit të haramit ose si pasojë e mëkateve të cilat ia kanë mbuluar zemrën personit që e bën lutjen.

I Dërguari i Allahut – paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të – ka thënë: “Lutjuni Allahut duke qenë të sigurtë se do t’u përgjigjet dhe dijeni se Allahu nuk pranon dua nga një zemër indifirente dhe neglizhente.” (Tirmidhiu)

Duaja është ilaç i dobishëm për shërimin e sëmundjes, por neglizhenca e zemrës ndaj Allahut e dobëson forcën e saj.

Gjithashtu, ushqimi i haramit e dobëson efektin e saj siç ka ardhur në hadithin e Ebu Hurejres se i Dërguari i Allahut – paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të – ka thënë: “O njerëz! Vërtet, Allahu është i mirë dhe nuk pranon vetëm se të mirën. Allahu i Madhërishëm besimtarëve u ka urdhëruar po atë që u ka urdhëruar edhe të dërguarve, dhe ka thënë: (Ne u patëm thënë):
“O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira se Unë e di atë që veproni.” (El Muminun : 51)
Dhe, ka thënë: “O ju që besuat, hani nga të mirat që u kemi dhënë dhe falënderoni Allahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni.” (El Bekare: 172)
Më pas ai përmendi njeriun i cili rrin gjatë në udhëtim, flokëprishur dhe i pluhurosur, i cili ngrit duart drejt qiellit dhe lutet: “O Zot, o Zot!”, ndërsa han ushqim haram, pin pije haram, veshë veshje haram dhe jeton nga harami. E si t’i plotësohet duaja njeriut të tillë.” (Muslimi, Tirmidhiu dhe Ahmedi)

Abdullahu, i biri i Ahmedit, ka përmendur se në librin “Ez Zuhd” të babait të tij, ai (Imam Ahmedi) ka thenë: “I kaploi një e keqe beni israilët të cilët kërkonin zgjidhje për të. Allahu i zbriti shpallje profetit të tyre, për t’i njoftuar: Dilni në shesh me trup të pistë dhe ngrini lart duart tuaja të lyera me gjak. I keni mbushur shtëpitë tuaja me haram e tani që zemërimi Im mbi ju është më i fortë nuk do të shtoni nga unë vetëm se largësinë.”

Ebu Dherri ka thënë: “E mira i mjafton duasë aq sa i mjafton kripa ushqimit.”

Duaja është prej ilaçeve më efikase kundër fatkeqësive, është armiku i fatkeqësive, e dëbon atë dhe mbron prej saj, nuk e lejon të lëshohet ajo, e nëse lëshohet e largon, e pengon dhe e zbut goditjen e saj. Duaja është arma e besimtarit, siç transmeton El Hakimi në Mustedrekin e tij nga hadithi i Ali bin Ebi Talibit – radijall-llahu anhu – se i Dërguari i Allahut – paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të – ka thënë: “Duaja është arma e besimtarit, shtylla e fesë dhe nuri i qiejve dhe i tokës.” (El Hakimi)

Duaja kundër fatkeqësisë në aspektin e forcës mund t’i ketë tri shkallë: Të jetë më e fortë se fatkeqësia në mënyrë që ta pengojë dhe largojë tërësisht.
Të jetë më e dobët se fatkeqësia në mënyrë që fatkeqësia edhe përkundër saj ta godasë njeriun por duaja e topitë dhe e lehtëson goditjen e saj.Të jenë njësoj të forta ashtu që luftojnë njëra – tjetrën.

Aishja – radijall-llahu anha – tregon se i Dërguari i Allahut – paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të – ka thënë: “Paralajmërimi nuk i bën dobi përcaktimit, duaja është e dobishme si për atë që ka ndodhur dhe si për atë që nuk ka ndodhur, fatkeqësia zbret e atë e takon duaja e kështu ato e luftojnë njëra-tjetrën deri në Ditën e Kijametit.” (Hakimi)

Ibni Umeri – radijall-llahu anhu – transmeton se i Dërguari i Allahut – paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të – ka thënë: “Duaja sjell dobi për atë fatkeqësi që ka ndodhur dhe për atë që nuk ka ndodhur. Bëni dua o robër të Allahut.” (El Hakimi)

I Dërguari i Allahut ka thënë: “Nuk e kthen mbrapsht kaderin vetëm se duaja dhe nuk e shton jetën diçka tjetër përveçse bindja. Njeriu privohet prej rriskut si pasojë e veprimit të mëkateve.” (Ibni Maxhe, Ahmedi e të tjerë)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *