• Tue. Apr 16th, 2024

Duaja qe duhet te bej muslimani kur eshte i merzitur

Bylexopress

Apr 2, 2020

Dua nga Pejgamberi salall-llahu alejhi we selem gjatë brengave dhe mërzisë

Pejgamberi salall-llahu alejhi we selem ka thënë:

Njeriun të cilin e godet ndonjë deshperim ose pikëllim dhe thotë këtë dua:

Bismilahi Rrahmanirr-Rrahim

” All-llahume inni’abduke ve ibnu’abdike ve ibnu emmetike,nasijeti bijedike, madin fijje hukmuke,’adlun fijje kadauke,es’eluke bi kul-li ismin huve lek semmejte bihi nefsek ev enzeltehu fi kitabik ev’al-lemtehu ehaden min halkik,ev iste’therte bihi fi’ilmil-gajbi’indek,en texh’ale El-Kur’ane rebi’a kalbi ve nure sadri ve xhelae huzni ve dhihabe hemmi. ”

( O Zoti im,une jam robi yt e biri i robit tend dhe i robereshes sate,balli im eshte ne doren tende. Dispozitat tuaja mbi mua i pranoj, i drejte eshte gjykimi yt mbi mua.Te lutem me cdo emer me te cilin e ke emeruar veten tende ose qe e ke zbritur ne librin tend, apo ia ke mesuar dikujt prejt krijesave tua, apo qe e ke mbajtur te fshehur ne diturin tende,bere Kur’anin pranvere te zemres sime dhe drite te gjoksit tim, shendrritje per pikellimin dhe largim nga deshperimi.)
Allahu ia largon dëshperimin dhe pikellimin dhe per çdo veshtiresi i gjen shpëtim.

Lutje tjeter:

All-llahumme inni eudhu bike minel-hemmi vel-huzni, vel-axhzi vel keseli, vel-buhli , vel-xhubni, ve dale id-dejni ve galebetir-rixhali.

” O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat nga dëshperimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, nga zhytja në borxhe dhe mundimet prej njerëzve. ”
( Buhariu 7/158)

Pejgamberi salall-llahu alejhi we selem ne raste të veshtiresive thoshte:

” La ilahe il-lall-llahul- `adhimul-halim, la ilahe il-lallahu rabbul-’arshil-’adhim, la il lahe il-lallahu rabus-semavati re rabbul-erdi ve rabbul-’arshil-kerim ”

(Nuk ka Zot pos All-llahut të Lartëmadhëruar të Urtit. Nuk ka Zot pos All-llahut, pronarit të Arshit të madhëruar. Nuk ka Zot pos All-llahut, Zot i qiejve, tokës dhe Arshit bujar.)

Transmetohet se kur Pejgamberi salall-llahu alejhi we selem kishte ndonje veshtiresi thoshte:

“Ja Hajju Ja Kajjum birahmetike estegithu.”
( O i Gjallë përgjithmonë, O Mbikqyrës i çdo gjëje, në meshiren Tende mbeshtetem.)

Lutje tjeter :

” La havle ve la kuvvete il-la bilah ”
( Ska levizje e as force pervec me deshiren e Allahut )

… Kjo lutje eshte sherim per 99 semundje ku me e lehta eshte brenga. Ne nje tjeter hadith transmetohet se Profeti a.s. ka thene: Kjo lutje eshte nga thesaret me te mire te xhenetit, andaj ju perseriteni sa me shpesh ”

Lutje tjeter :

” La il la he il-la, ente subhaneke inni kunti minedh-dhalimin ”
( Nuk ka Zot tjeter pervec Teje! Ti je i paster, i pa te meta. Une i bera padrejtesi vetes! )

Muslimani nuk lutet me kete lutje per dicka, e mos ti pranohet lutja…
Kjo lutje eshte ajo qe beri dhe Profeti Junus ne barkun e balenës, dhe aty pasi kuptoi qe ky ishte nje qortim(denim) nga Allahu per shkak se u zmbramps dhe u deshperua nga misioni i tij per ta udhezuar popullin e vet, andaj dhe u lut me kete lutje te mire dhe Allahu e shpetoi te Derguarin e Tij !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *