• Wed. Apr 24th, 2024

E dua historinë e Jusufit alejhis-selam, sepse fillon me ëndrra dhe përfundon me realitet

Bylexopress

Jan 20, 2021

U pyet njeriu i urtë: ‘Çfarë është lumturia?’ U përgjigj: ‘Shëndeti në këtë botë dhe falja në ahiret’.

Injorant nuk është ai që nuk di të lexojë dhe të shkruajë, por injorant i vërtetë është ai që e di drejtimin e Kibles, por nuk falet.

Bamirësia juaj ndaj të tjerëve nuk do të harrohet. Prandaj mos u pendo për momentin që e ke bërë dikë të lumtur, madje edhe po të mos e meritoj. Ji diçka e bukur në jetën e atyre që të njohin, ndërsa ne na mjafton që e kemi Allahun, i Cili shpërblen me bollëk.

Mos i bëj keq atij që të do, mos i thuaj që s’ke kohë njeriut që ka nevojë për ty, mos e mashtro atë që të beson, mos e harro atë që gjithmonë të kujton.

Dielli nuk pret të zgjohesh ty për ta dhuruar dritën, as lulja nuk pret që t’i afrohesh për ta dhuruar aromën. Bëhu si dielli dhe lulja dhe nxito me dhurimin.

Gjithçka e ka shansin e dytë përveç sinqeritetit dhe besimit, ato nuk kthehen nëse njëherë i ke humbur, bile edhe sikur t’u jepen një mijë mundësi.

E dua historinë e Jusufit alejhis-selam, sepse fillon me ëndrra dhe përfundon me realitet.

Burimi: saff.ba
Përktheu: Lutfi Muaremi            

[Isl@mpress.ch]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *