• Thu. Apr 25th, 2024

Ëndrra e Pejgamberit alejhi selam

Bylexopress

Dec 2, 2020

Buhariu në koleksionin e tij autentik transmeton nga hadithi i Semurete bin Xhundubit,ku përmendet ëndrra e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selam (e cila ishte shpallje). Ai ka thënë: “Iu afruam një njeriu të shtrirë, kurse një tjetër i ngritur mbi të kishte një gur të madh dhe e godiste në kokë atë që ishte shtrirë, derisa i çahej koka dhe guri kërcente larg.

Ai merrte sërish gurin dhe nuk kthehej derisa koka e tij i bëhej ashtu siç kishte qenë dhe pastaj e godiste si herën e parë.”
Në fund tha:

“Njeriu i parë që i çahej koka me gurë ishte ai që kapte Kuranin por e refuzonte atë dhe flinte në kohën e namazeve obligative.”

Ndëshkohej në kokë për shkak se kishte fjetur dhe nuk e kishte falur namazin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *