• Tue. Apr 23rd, 2024

Fjala e bukur, falja e gabimit dhe gatishmëria për fillim të ri

Bylexopress

Apr 15, 2020

Sa e rëndësishme është fjala e bukur dhe falja e gabimit ndaj dikujt, në veçanti ndaj personave të afërm më së miri shihet nga Fjalët e Allahut:

Fjala e mirë dhe falja e gabimit janë më të vlefshme se lëmosha që përcillet me fyerje. Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Butë (nuk nxiton në dënime).[El Bekare, 263]

Vlerësimi i përpjekjes së tjerëve për tejkalimin e problemeve në marrëdhëniet ndërnjerëzore është karakteristikë e besimtarëve të ndershëm dhe të butë.

Sidoqoftë, për shkak të pëshpëritjeve të Shejtanit, ne shpesh herë nuk jemi të vetëdijshëm për përpjekjet e të tjerëve.

Gatishmëria për një fillim të ri dhe forcimi i marrëdhënieve ndërnjerëzore duhet të jetë prioritet sado qoftë të na duket situata e parëndësishme në marrëdhëniet tona. Falja e gabimit dhe ofrimi edhe një shans është dëshmi e bukurisë së fesë islame, prandaj ta vlerësojmë gatishmërinë e palës tjetër i cili ka gjetur vullnet dhe guxim ta pranojë fajin dhe të kërkojë falje. Ndoshta mu ai gjest e bën marrëdhënien tuaj akoma më të fortë dhe më të mirë se kurrë më parë.

Autor: Admir Lisica
Përktheu:Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *