• Fri. Apr 19th, 2024

Fjalimi brilant i Muftiut të Sanxhakut, Muamer ef. Zukorlić, deputet në Parlamentin e Serbisë

Bylexopress

Apr 10, 2020

‎- Isai (a.s.) siç e dini, kishte shumë mrekulli (muxhize) shqisore dhe materiale. ‎

Isai (a.s.) ishte në gjendje t’i shëronte të gjitha sëmundjet e pashërueshme të asaj kohe. ‎Lebra ishte shumë e përhapur, po ashtu edhe sëmundjet e tjera.‎

Isai (a.s.) vetëm i drejtohej Allahut të Plotfuqishëm dhe personi shërohej menjëherë.‎

Muxhizja e tij, gjithashtu, ishte që t’i drejtohej Allahut të Plotfuqishëm, dhe i vdekuri të ‎ringjallej. ‎

Mirëpo, transmetohet se ai nuk ka mundur ta shërojë ahmakllëkun. Ahmakut nuk ka ‎mundur t’i bënte asgjë. ‎

Dhe, a e dini çka është ahmaku? Ahmaku nuk është as i çmendur, as plotësisht ‎budalla, por vetëm pak budalla.‎

Dhe kjo është më keq sesa i çmendur ose plotësisht budalla, përkatësisht, kjo është më ‎e keqe se çdo lloj tjetër i devijimit të mendjes. Dhe kjo është të jesh vetëm pak budalla. ‎Kjo është e papërmirësueshme. Këtu nuk ka ilaç.‎

Ja, shikoni përreth jush. E shikoni dikë, ju duket normal, konsiderohet edhe i mençur: ‎funksionon, punon, fiton, ti i flet atij, i flet, i flet dhe pikërisht kur mendon se të ka ‎kuptuar, dhe ai nuk bën asgjë. Ky është ai milimetri që kalon mbi të.‎

Dhe ti nga fillimi, përpiqesh përsëri t’ia shpjegosh të gjitha nga fillimi. Ti i ofron atij ‎prova, racionale, materiale, të prekshme, të paprekshme, logjike, psikologjike.‎

Dhe mendon se ka kuptuar – kur ai përsëri asgjë!‎

Muftiu: Muamer Zukorlić

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *