Gjysh, si keni jetuar më parë pa telefon, pa internet…?

Pyeti nipi gjyshin e tij:

“O gjysh, më trego si keni mundur të jetoni më parë: Pa teknologji, pa telefona celularë, pa kompjuter, pa internet, pa facebook…”

“Ashtu siç jeton edhe brezi juaj sot …”, i përgjigjet gjyshi. “Pa shoqëri, pa bashkepunim, pa respekt, pa nder, pa personalitet, pa karakter, pa dashuri, pa modesti, pa turp…”
Ne, që ju sot i quani “të vjetër”, kemi qenë të bekuar, këtë e dëshmon vetë jeta jonë.
Pas shkollës, i kemi bërë detyrat vetë, dhe pastaj kemi luajtur në sokak me miq të vërtetë, e jo me miq të facebookut.

Etjen e kemi shuajtur me ujë burimi, e jo me ujë në shishe plastike.
Ujin e pinim në të njëjtën gotë me shokët tanë, por shumë rrallë jemi sëmurë.
Shumicën e kohës ecnim zbathur, por kembët gjithnjë i kishim të shëndosha.

Lodrat me të cilat luanim i kemi punuar me duar tona.
Prinderit nuk i kishim aq të pasur, por gjithnjë na kanë dhuruar shumë dashuri, e jo videolojra.
Ata nuk divorcoheshin, ngase problemet i zgjidhnin bashkërisht, dhe neve nuk na duhej të jetonim një kohë me mamin e kohën tjetër me babin, por çdo ditë jetonim bashkë, si një familje.

Është e vertet se nuk kemi pasur telefona celularë, videolojra, kompjuterë personal, internet… por kemi pasur miq të vërtetë.
Shkonim tek shtepitë e njëri tjetrit pa ftuar dhe hanim bukë me vaj e sheqer.

Kushërinjtë i kishim afër shtepisë, e shijonim kohën bashkë dhe ishim pranë njeri tjetrit në çdo hall.
Fotografitë tona janë bardhezi, por ato fotografi kanë kujtime me plot ngjyra.

Jemi brez i mirëkuptueshem, sepse jemi brezi i fundit që i ka degjuar prindërit dhe që i degjon fëmijët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *