• Wed. Apr 24th, 2024

Ilaçi për çdo shqetësim dhe frikë

Bylexopress

Apr 13, 2020

Vëllezër të dashur!

Erdhi një djalë i ri tek unë para ca kohësh dhe filloi të ankohej për problemet e tij, të cilat i ka shumica e rinisë. Ai më tha: “Po ankohem se kam shumë shqetësime dhe frikë. Po ankohem se nuk kam shumë sukses në asgjë në jetë. Të gjitha dyert, në të cilat kam trokitur, i kam gjetur të mbyllura. Çfarëdo projekti që kam nisur, së shpejti më ka dështuar. Përveç gjithë kësaj, unë ndiej dhimbje në stomak, kam shkuar nga një mjek tek tjetri, nga një vend në një tjetër, duke kërkuar një ilaç, por nuk kam gjetur … “

Unë i thashë, duke u mbështetur tek Allahu: “Kur njeriu sëmuret, ai shkon te mjeku. Dhe ai i shikon simptomat e sëmundjes, kurse më pas e jep diagnozën e tij. Dhe kur i zbulon shkaqet dhe sëmundjen, ai e përshkruan ilaçin e duhur. Kur pacientit i përshkruhet një ilaç, prej tij ose saj kërkohet që ta merr rregullisht. Në sasi të caktuara dhe në kohë të caktuara.”

Unë gjithashtu i thashë: “Prej teje kërkohet që rregullisht ta marrësh ilaçin.”

Ai më tha: “Mos u mundo kot. Jam lodhur duke kërkuar ilaç dhe zgjidhje. Shqetësimet, frikërat dhe dhimbjet e mia janë të shumta, po ma përziejnë stomakun, nuk po mundem as të ha, as të pi, as të fle!”

Unë i thashë: “Ilaçi ekziston. Por nga ti kërkohet që ta marrësh rregullisht atë ilaç.”

Ai më pyeti se, cili është ai ilaç, kurse unë i thashë: Pesë namazet gjatë ditës dhe natësKush i kryen, atëherë kur bëhet thirrje për to, d.m.th. në xhami, kur të dëgjohet ezani, kush i kryen atëherë, do të jenë dritë dhe dëshmi për të në Ditën e Gjykimit! Ndërsa kush e lë namazin, Allahu do ta braktisë atë në Ditën e Gjykimit ..”

“E kush pason udhëzimin Tim, nuk do të humbë (në këtë botë), as që do të jetë fatkeq (në botën tjetër).” (Ta-Ha, 123)

Dhe cili është udhëzimi më i madh sesa ta falësh namazin në mënyrë të rregullt ?! Ky është ilaçi! Ky është ilaçi për këtë djalosh të ri, dhe ilaçi për problemet e secilit prej nesh! Të trokasësh në derën e Mjekut 5 herë në ditë, duke iu drejtuar Atij, duke ia paraqitur Atij dëshirat dhe nevojat tuaja, duke ia drejtuar lutjet Atij.

Betohem në Allahun, problemet tona nuk do të zgjidhen, shqetësimet tona nuk do të eliminohen, e as nuk do të ndryshojë gjendja jonë – derisa të bëhemi të rregullt në 5 namazet! Qëndrimi ynë ndaj namazit e loton syrin, e hidhëron zemrën dhe e shkatërron shpirtin…

Si nuk mendojnë se do të ringjallen në Ditën e Madhe: “A nuk mendojnë ata se do të ringjallen – në një Ditë të madhe (të Kiametit), – atë Ditë kur njerëzit do të dalin para Zotit të gjithësisë!” (el-Mutaffifun, 4-6)

Ne i dimë shumë njerëz, Allahu i drejtoftë, kur i pyet se a falin namaz, shumë prej tyre thonë se ju kanë kaluar vitet, dhe ata deri tash kurrë nuk i kanë bërë sexhde Allahut! Për vite të tëra ata nuk kanë rënë me fytyrën e tyre para Zotit… Çfarë jete është kjo?!

Betohem në Allahun, gjendja e njeriut nuk do të përmirësohet, derisa ta përmirësojë namazin e tij. Betohem në Allahun, nuk mund t’i afrohesh Atij me asnjë vepër tjetër sikurse me namaz!

Muhamedi (savs), ka thënë: “Punoni nga punët sa më shumë që të keni mundësi, por ta dini se puna juaj më e mirë është namazi.”

Nuk do të keni dobi as nga namazi, as nga agjërimi, as nga haxhillëku, e as nga cilado vepër e mirë, nëse namazi juaj nuk është i mirë. Gjëja e parë për të cilën njeriu do të pyetet në Ditën e Gjykimit është namazi, nëse ai është i vlefshëm, Allahu do t’ia shikojë edhe veprat tjera, ndërsa nëse ai nuk është i vlefshëm …

“Dhe, Ne – do t’i qasemi veprës që kanë punuar ata dhe do ta shndërrojmë atë në pluhur të shpërndarë.” (el-Furkan, 23)

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *