• Thu. Apr 25th, 2024

Ja 2 Lutjet qe bente profeti Muhamed ne fillim te namazit

Bylexopress

Apr 8, 2020

Pasi që të kesh marrë tekbirin fillestar thuaje njërën prej lutjeve të cilat Muhammedi, salallahu alejhi ue selam, i thoshte. Këtu do ti përmendim vetëm dy nga ato:

Subhaneke All-llahumme ue bihamdike, ue tebarekesmuke ue teala xhedduke ue la Ilahe gnjruke./Koha Islame/

(I Lartësuar qofsh o Zoti im dhe për Ty është falënderimi, i Lartësur qoftë emri Yt dhe e Lartësuar qoftë Madhëria Jote, s’ka të adhuruar tjetër përveç Teje) apo:

All-llahumme ba`id bejni ue bejne hatajaje kema ba’adte bejnel-meshriki uel-magrib, All-llahumme nekkini’ min hatajaje kema junekka eth-theubul-ebjedu mined-denesi, All-llahumme Igsilni min hatajaje bil mai ueth-telxhi uel-beredi.

(O Zoti im, më largo mua nga mëkatet e mia, ashtu sikur e ke larguar lindjen prej perëndimit.

O Zoti im, më pastro mua prej mëkateve të mia, ashtu sikur pastrohet rroba e bardhë prej njollave. O Zoti im, më pastro mua prej mëkateve të mia me ujë, borë dhe akull).

Ka edhe lutje të tjera përveç këtyre dyjave. Kjo argu- menton se Muhammedi, salallahu alejhi ue selam, e bënte gjithmonë një lutje në hyrje të namazit.

Thënia e kësaj lutjeje në hyrje të namazit është Sunnet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *