• Wed. Apr 24th, 2024

Kjo ishte murtaja më famëkeqe që njeh historia e Islamit dhe ja si vepruan muslimanët

Bylexopress

Jan 1, 2021

Murtaja më famëkeqe në Islamin e hershëm ishte ajo që njihet si Murtaja e Emmaus-it (طاعون عمواس) e cila ishte një nga përsëritjet e Murtajës së mëparshme të Justinianit. Kjo murtajë ndodhi në dy valë, dhe preku ushtritë ngadhënjimtare të dishepujve (sahabëve) të Profetit në Siri ndërsa ata luftuan Romakët Bizantinë në vitin 640 e.s. (18 hixhri).
Mbi 25,000 muslimanë humbën jetën, përfshirë disa nga më të njohurit si Muadh Ibn Xhebeli dhe Ebu Ubejda Amir bin el-Xherrah.
Në analet e Ibn Kethirit, mësojmë se vala e parë mori shumë nga shokët (sahabët) e moshuar të Profetit. Atëherë, Amr bin al-As mori përsipër kryesinë dhe i këshilloi shokët (sahab) e Profetit që të shpërndahen midis luginave dhe kodrave dhe të mos mblidhen së bashku. Ai i informoi ata se plagët janë si zjarre: ato shkaktojnë më shumë shkatërrim kur përhapen në zona me popullsi të dendur dhe nuk përhapen kur njerëzit janë larg.
Një sahab tjetër u ngrit për ta kundërshtuar këtë, i zemëruar sepse kjo taktikë dukej frikacake dhe nuk kishte kuptim. Ai i tha Amrit: “Unë jam një person që e shoqërova Pejgamberin (a.s.) dhe dëshmoj tek Allahu se ti gabon!! Në fakt unë them që ti je më i gabuar se gomari im !! ” Amri, megjithëse ishte udhëheqës dhe pavarësisht poshtërimit publik, u përgjigj: “Unë nuk do ta denjoj këtë me një përgjigje, as nuk do t’ju ndëshkoj”.
Dhe njerëzit ndoqën politikën e tij dhe ishte efektive. Kur Umer b. al-Hattab u informua për këtë, ai nuk e pa këtë politikë si të pasaktë.

Kjo tregon se:
– izolimi shoqëror ishte i njohur për sahabët e hershëm dhe funksiononte për ta.
– është e kuptueshme që disa njerëz do ta teprojnë dhe do të reagojnë emocionalisht. Udhëheqësi i vërtetë duhet të injorojë emocione të tilla dhe të bëjë atë që është më e mira për komunitetin, pavarësisht ndjenjave. Ndjenjat nuk shpëtojnë jetë; politikat po
– ndërsa nuk është transmetuar se çfarë bënë ata me faljen e Xhumasë (Premtes), është e arsyeshme të supozohet se lutjet u ndërprenë nëse të gjithë muslimanët ishin të shpërndarë midis kodrave dhe luginave përreth për disa muaj me rradhë.
Dhe Allahu e di më së miri.

Yasir Qadhi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *