• Fri. Apr 19th, 2024

Kujdes me fjalët

Bylexopress

Mar 31, 2020

Mos thoni gjithçka ju vjen në mend. Mos reagoni menjëherë ndaj çdo sulmi apo provokimi. Prisni pakëz, kini durim. Mos i përdorni fjalët tuaja për ta shprehur zemërimin, pakënaqësinë. Vendosni të jeni të kujdesshëm me fjalët tuaja. Sidomos mos flisni kur jeni të zemëruar, të trishtuar ose nervoz, sepse atëherë jeni të ndikuar nga nefsi. Në ato raste mund të lëndoni dikë ose do të krijoni ndonjë konflikt. Heshtni kur e keni më të vështirë, me siguri kjo është e vështirë dhe e hidhur, por frytin e ka të ëmbël.

Sa herë që dilni nga shtëpia, thuajini vetes: “Do të jem i kujdesshëm me fjalët”, dhe vendosini vetes kufirin e tolerancës të cilin nuk do ta kaloni. Për këtë çështje kjo lutje është e përshtatshme: “O Zot! Më ruaj nga padrejtësitë që mund t’ua shkaktojë të tjerëve apo që mund të m’i shkaktojnë mua!” [Hadith]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *