• Thu. Apr 25th, 2024

KUJDES NGA ARMIQTË E GRUAS!!!

Bylexopress

Apr 4, 2020

Ndoshta të çudit kjo thënie, por shpresoj se në fund të këtij shkrimi do të më kuptosh.

Motër, të gjithë njerëzit kanë miq dhe armiq, por kush janë armiqtë e vërtetë dhe më të rrezikshëm nga të cilët kërcënohet një grua!?

Janë njerëz të uritur që ty ta veshin lëkurën e deles, ndërsa vetes tyre lëkurën e ujkut dhe ti e din mirë çka donë të thotë delja për ujkun e uritur.

Që të jem më i qartë, të tregoj se të tillët janë ata që thërrasin në “lirinë e gruas” që kërkojnë që gruaja “të jetë e barabartë me burrin” që të “ngrihet zullumi që ndodh ndaj grave.”

Këto janë vetëm parulla, por pas tyre fshihet diçka tjetër e ato janë fjalët: Të duam mes nesh, të duam pranë nesh, të duam të zhveshur, nuk duam pengesa mes nesh, të duam si mjet përfitimi, të duam robëreshë që të të shfrytëzojmë çdo herë që dëshirojmë, të duam si mjet reklamimi, të duam shërbëtore e të çoroditurve…

Ti ndoshta po habitesh, por unë të pyes sinqerisht nga thellësia e zemrës: Motër çka përfituan gratë e perëndimit të cilat gjoja se i morën të drejtat e tyre???

Nëse nuk ke përgjigje, do të përgjigjem unë: Ata humbën fenë e tyre, humbën moralin, u bë femra mjet biznesi dhe dëfrimi, iu prish jeta bashkëshortore, në vend të fëmijëve ata ecin me qen për dore, u humbi dashuria, u harruan nga fëmijët e tyre, nëpër shtëpi pleqësh u kaloi pleqëria.

Do t’i sjell disa informata të marra nga referenca të sakta që tregojnë më hollësisht se cili është rezultati i kësaj thirrjeje.

A e din se në Amerikë, shtet që shumë njerëz krenohen me të arriturat e tij dhe e marrin si shembull pozitiv, abuzohen rreth 80.000 fëmijë në vit!?

A e din se çdo dy minuta në Amerikë ndodhë një përdhunim!?

A e din se në vitin 2000 në Amerikë për një vit janë paraqitur 191.670 raste përdhunimi, e sa janë ata që nuk janë paraqitur?

Britania – krenaria e Evropës, shëmbëlltyra e shumë njerëzve, shteti shembull për të drejtat e grave, a e din çka ndodhë aty?

A e din çka përfituan gratë e atij vendi nga të drejtat e tyre? Sipas BBC-së ka pasur 80.000 raste përdhunimi, që donë të thotë 230 raste në ditë.

Në Suedi – nga viti 1970 deri në vitin 2008 përdhunimi është rritur për 700%.

Në Francë – në vitin 2009 kanë ndodhur 10.277 raste të lajmëruara përdhunimi.

Në Gjermani – në vitin 2009 kanë ndodhur 7.292 raste të lajmëruara përdhunimi.

A në këto të drejta po ju thërrasin, a pas këtyre të drejtave vrapojnë vajzat tona…!?

Gjithashtu të mos harrojmë se çdo vit në botë ndodhin rreth 44 milion aborte, që donë të thotë më shumë se 110000 aborte në ditë.

A thua kjo është liria e femrës, që të mbyt fëmijë?! A kjo është liria e femrës, që të merren shpirtra pa të drejtë?! A kjo është e drejta e femrës, që ta mashtrojë burrin e vet? Që ta mbysë pasardhësin e vet…? Padyshim se jo.

Ndërsa në Islam ti je zonjë.

A nuk e ke dëgjuar thënien e Muhammedit [Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të] ku thotë: “Çdo njeri nga bijtë e Ademit është zotëri, burri është zotëri i familjes së vet, ndërsa gruaja është zonjë e shtëpisë së saj.” (Sahih el-Xhami’a)

Motër sikur ta kuptoje përgjegjësinë e madhe që ta ka dhënë Krijuesi do ta kuptoje se nuk ke kohë për sendet e kota, në humnerën në të cilën të thërrasin. Përgjegjësia të cilën ta ka dhënë Islami është njëkohësisht rruga me të cilën do të jesh e lumtur në këtë botë, por do ta fitosh edhe botën tjetër.

Ka thënë Pejgamberi [Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të]: “Secili nga ju është bari për kopenë e vet. Udhëheqësi është bari dhe përgjegjës për kopenë e vet. Burri është bari për familjen e vet dhe përgjegjës për kopenë e vet. Gruaja është bareshë për vatrën e burrit të saj dhe ajo është përgjegjëse për kopenë e saj. Shërbyesi është bari për pasurin e zotëriut të tij dhe përgjegjës për kopenë e tij.” (Buhariu)

Prandaj motër dije se Allahu të ka dhënë një përgjegjësi të madhe dhe sikur gratë në një shoqëri ta lënë këtë përgjegjësi, ajo shoqëri do të shkojë drejt shkatërrimit. Nëse ju e leni këtë vepër me të cilën jeni ngarkuar, a thua vallë burrat do ta bëjnë…? Jo asnjëherë.

Dije motër e nderuar, nëse e le edukimin e fëmijëve, nëse e le udhëheqjen e shtëpisë, nëse e le shërbimin e burrit tënd, nëse i le obligimet tua, dije se ardhmëria yte do të jetë e hidhur, ndërsa ata që do të gëzohen janë armiqtë e tu.

Prandaj ndalu dhe mendo, çka është duke ndodhur me mua? A jam unë ajo që duhet të jem? Çka është më mirë për mua?

Thirrja në amoralitet “përparim” lakuriqësi apo feja Islame, fe që e zbriti Krijuesi yt i cili e din të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.

A thua vallë do t’i japësh përparësi mendjes së njerëzve të cilët harrojnë, të cilët gabojnë, të cilët as vetveten në shumë raste nuk mund ta ndihmojnë, apo do ti japish përparësi të Gjithëdijshmit. E gjithë kjo varet prej teje.

Dhe pyete veten tënde: Si mund të më dojë mua dikush, i cili nuk e donë Krijuesin e tij!?

Pjesë e shkëputur nga libri “Motër muslimane”

Autor: Senad Ramadani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *