• Fri. Apr 19th, 2024

KUJDESI I ALLAHUT PËR NJERIUN

Bylexopress

Mar 13, 2020

Ai që i ruan kufijtë e Allahut dhe kujdeset për të drejtat e Tija, Allahu do ta ruan, ngase shpërblimi është sipas veprës së bërë. Kujdesi i Allahut për robin e Tij është dy lloje:

1- Kujdesi për të në çështjet e kësaj dynjaje, siç është kujdesi për trupin e tij, fëmijët e tij, familjen, pasurinë etj. Thotë Allahu:

((لَهُ مُعَقِّبَاتٌ مِّن بَيْنِ يَدَيْهِ وَمِنْ خَلْفِهِ يَحْفَظُونَهُ مِنْ أَمْرِ اللَّـهِ))

Njeriu ka përcjellës, para tij dhe pas tij, – që me urdhërin e Allahut kujdesen për të.[1]

Thotë ibn Abbasi (radijAllahu anhuma): “Këto janë engjujt që kujdesen për të me urdhërin e Allahut dhe kur të vjen përcaktimi (që të ndodh diçka) ata largohen.”

Thotë Aliu (radijAllahu anhu): “Çdo njeri e shoqërojnë dy engjëll të cilët kujdesen për të…”

2- Dhe lloji i dytë i kujdesit, i cili është edhe më i mirë, është kujdesi i Allahut për fenë dhe Imanin e tij. Allahu e ruan gjatë jetës së tij nga dyshime që shpiejnë në devijim dhe e ruan nga pasimi i epsheve të ndaluara, ia ruan fenë gjatë momenteve të vdekjes, duke ia mundësuar që të vdes me Iman. Në këtë kontekst është transmetuar hadithi i Abdullah ibn Mesu’dit (radijAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (sala Allahu alejhi ue sel-lem) e bëntë këtë lutje: “O Allah më ruaj në Islam duke qenë i ngritur (në këmbë), më ruaj në Islam duke qenë ulur, më ruaj në Islam duke qenë shtrirë[2]…”[3]

AbdurRezak elBedr

Përktheu: Ali Ashani

[1] Er-Ra’d, 11

[2] D.m.th: Më ruaj mua dhe Islamin tim në çdo gjendje dhe nëpër çdo situatë nëpër të cilën kaloj. Sh.p.

[3] Hakimi në Mustedrek nr.1967

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *