• Thu. Apr 25th, 2024

Kur mbaruam namazin e xhumasë dje, një burrë që u fal pranë meje mbasi më dha selam më tha…

Bylexopress

Apr 4, 2020
Malaysian muslims pray at a mosque in Kuala Lumpur on the second Friday noon prayer of the Ramadan on September 12, 2008. Muslims around the world are observing the holy month of Ramadan, month of fasting and spiritual purity during which they refrain from eat, drink or sex from dawn till dusk. AFP PHOTO/KAMARUL AKHIR (Photo credit should read KAMARUL AKHIR/AFP/Getty Images)

Kur mbaruam namazin e xhumasë dje, një burrë që u fal pranë meje mbasi më dha selam më tha:
A ke ndonjë nevojë të ta kryej unë?

Me çudi iu përgjigja: Jo! Shum faleminderit prej teje vëlla i nderuar.
Pastaj u kthye nga e majta, ku gjeti një punëtor të thjeshtë, dhe i bëri të njëjtën pyetje. Punëtori u skuq në fytyrë nga turpi. A pyetet punëtori nëse ka ndnojë hall apo jo?!
Pa pritur përgjigjen e tij, nxori nga xhepi një shumë të hollash dhe ia dha. Fytyra e punëtorit shndriti nga gëzimi dhe filloi te lutej për të me gjithë shpirt!

I thashë: Kush je ti?
U përgjigj: unë jam profesor fakulteti.
I thashë: A çdo të xhuma e bën këtë veprim?

Më tha: Po, sepse unë nuk jam bërë profesor vetëm se nga kjo pyetje!
Shtoi më pas: para disa viteve unë falesha në një xhami afër fakultetit. Një ditë isha i mërzitur dhe kjo dukej qartë në fytyrë, për shkak të vdekjes së babait tim, i cili ishte i vetmi burim ekonomik për ne. Një ditë mbas namazit të xhumasë një burrë i cili u fal pranë meje u kthye nga unë e më tha: -A ke ndonjë hall more bir?
Nga fytyra dukej njeri i mirë dhe i thashë: PO, dua të paguaj kistet e fakultetit.

U përgjigj: – me gjith qef biri im.. ma jep emrin tënd qartë dhe nesër shko merr faturën e pagesës. Çdo vit do të bëj atë që do të bëj nesër derisa të mbarosh fakultetin tënd In shaa Allah.
Sytë filluan të më mbushen me lot, dhe u luta për të shpirtërisht.
I thashë: Si ta kthej unë ty këtë të mirë?

U përgjigj: Kur të mbarosh fakultetin dhe të punosh pyet mbasi të mbarosh namazin e xhumasë kush falet pranë teje të njëtën pyetje. Nëse gjen kënd që ka nevojë, plotësoja nëse mundesh. Në këtë mënyrë ma ke kthyer të mirën!!
Dhe vërtet o vëlla i dashur, i pagoi të gjithë kistet e fakultetit derisa mbarova dhe fillova të punoj si profesor në fakultet.

I shkoja për vizitë çdo fund viti që ta përgëzoja për rezultatin e vitit me sukses, derisa i erdhi dita e ndarjes nga kjo dunja mbasi e kisha mbaruar fakultetin.

Dhe unë ja..Jam tek premtimi që i dhash atij derisa të takoj Allahun e Madhëruar.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *