• Thu. Apr 25th, 2024

Kur të vjen burri yt, thuaji le ta ndërrojë pragun e shtëpisë!

Bylexopress

Nov 5, 2020

Kur Ismaili (a.s.), u martua me gruan e tij të parë, babai i tij, Ibrahimi (a.s.), shkonte dhe e vizitonte. Kështu, ai shkoi një herë, por Ismaili (a.s.), nuk ishte në shtëpi, ishte vetëm gruaja e tij. Kur e pyeti sesi po jetonin, ajo i tha: Aspak mirë, dobët.

Meqë rast, Ibrahimi (a.s.), i tha:

Kur të vjen burri yt, thuaji le ta ndërrojë pragun e shtëpisë.

Ajo nuk e dinte se ai ishte babai i tij, kështu që kur u kthye Ismaili (a.s.) nga gjuetia, ajo ia përcolli mesazhin atij. Ismaili (a.s.), e kuptoi se kush e kishte lënë atë mesazh, andaj i tha gruas së tij: Ti je e lirë, mund të shkosh ku të dëshiron! Ky është shembull i bindjes ndaj babait tij.

Kur Ismaili (a.s.), u martua me një grua tjetër, Ibrahimi (a.s.), shkoi përsëri t’i vizitojë ata. E takoi aty gruan e tij të dytë. Mirëpo, kjo gruaja e dytë ishte mirënjohëse, kështu që ai i tha:

Kur të kthehet burri yt nga gjuetia, thuaji le ta përforcojë pragun e shtëpisë!

Prandaj gruaja është si simbol i pragut të shtëpisë.

Kur Ibrahimi (a.s.), me djalin e tij Ismailin (a.s.) e ndërtoi Qabenë, ai i bëri lutje Allahut, pa asnjë mbulim mediatik (fotoreporter e të ngjashëm);

– që ta pranojë atë prej tyre,

– që ta furnizojë luginën e Mekës,

– që pasardhësit e tij të jenë nga ata që falin namaz,

– që ta bëjë Mekën të dashur për zemrat e njerëzve,

– që t’ua dërgojë atyre një Pejgamber nga mesi i tyre,

i cili; do t’ua mësojë atyre ajetet e Allahut, – do t’ua mësojë atyre Librin, dhe do t’i pastrojë.

Ja pra, edhe Ibrahimi (a.s.), dinte për Muhamedin (a.s.).

Edhe të krishterët edhe hebrenjtë, thirren dhe lidhen me Ibrahimin (a.s.), kurse ai nuk ka qenë as hebre, as i krishterë, por musliman i pastër.

Përkthim: Miftar Ajdini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *