Kuriozitete lidhur me Kur’anin

Kaptina më e gjatë në Kur’an është el-Bekare, që ka 286 ajete.

Kaptina më të shkurta janë: El-‘Asr, El-Keuther dhe En-Nasr, që kanë nga tre ajete. Kaptina Keuther ka vetëm 37 harfe.

Ajeti më i gjatë në Kur’an është ajeti borxhit që gjendet në kaptinën el-Bekare, përbëhet nga 31 fraza.

Ajeti më i shkurtër është Ha Mim (kaptina Fussilet, 1) që përbëhet nga dy shkronja të ngjitura. Ajete më të shkurta janë edhe: ‘Mud’hametan’ (kaptina Er-Rahman, 55) dhe ‘thumme nadhara’ (el Muddathir, 21)

Shpallja më e gjatë përnjëherë e shpallur është kaptina el-Nahl (ekzistojnë edhe mendime të tjera rreth kësaj çështje). Shpallja më e shkurtër një pjesë e ajetit 94 të kaptinës En-Nisa.

Ajeti i shtatë i kaptinës El-Kasas përmban dy urdhra, dy ndalesa dhe dy lajme përgëzuese.

Dy ajete kur’anore, ajeti 154 i kaptinës Alu Imran dhe ajeti 29 i kaptinës El-Fet’h i përmbajnë të gjithë 28 harfet e alfabetit arab.

Emri “Allah” në Kur’an përmendet 2698 herë, ndërsa në 27 kaptina nuk përmendet asnjëjerë, këto janë kaptinat sipas radhitjes ku nuk përmendet:  54, 55, 56, 68, 75, 77, 83, 86, 89, 90, 92, 93, 94, 97, 99, 100, 102, 103, 104, 105, 106, 107, 108, 109, 111, 113, 114.

Në kaptinën el-Muxhadele, emri “Allah” përmendet në çdo ajet.

Fjala “Ahiret” dhe “Dynja” në Kur’an përmenden 115 herë, vdekja dhe jeta përmenden 145 herë, imani (besimi) dhe kufri (mosbesimi) përmenden 25 herë.

Fjala “shehr” (muaj) përmendet 12 herë, fjala “jeum (ditë) përmendet 365 herë, që përputhet me numrin kalendarik të muajve dhe ditëve brenda vitit.

Allahu i Madhëruar vetëm një herë u drejtohet jobesimtarëve me fjalët: “O ju, që nuk keni besuar!…” [Tahrim, 7]

Fahrudin Vojić
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *