• Tue. Apr 23rd, 2024

Kurrë mos u pendoni për mirësinë tuaj

Bylexopress

Apr 10, 2020

Do të vijë një kohë në jetën tuaj, kur ndoshta do të ndjeheni keq për sakrificën që keni bërë. Noshta do ta shikoni ‘rezultatin’ e asaj sakrifice dhe do të mendoni se nuk ia vlente. Ose se ishte dështim i plotë. Ndoshta, madje, edhe ju ka shkaktuar dhimbje koke.

Për shembull, ndoshta keni bërë përpjekje për të qenë të mirë me dikë ose për t’i ndihmuar dikujt në nevojë, kurse ata nuk kanë treguar mirënjohje ose kanë reaguar duke ju lënduar. Kështu që filloni të besoni se gjithçka ishte e kotë.

Mirëpo, ka një sekret, i fshehur në sakrificat që ne i bëjmë në emër të Allahut. ‘Rezultati’ ose ‘shpërblimi’ i këtyre sakrificave ndonjëherë vjen në një pjesë krejt të ndryshme, dhe në dukje të palidhur, të jetës tuaj.

Allahu i Plotfuqishëm na ka premtuar:

„Vallë, për veprën e mirë, a ka tjetër shpërblim pos të mirë?!“ (er-Rahman, 60)

Por ajo e mirë (ihsan) nuk vjen gjithmonë drejtpërdrejt nga burimi ku ne kemi investuar.

Ndoshta, për shembull, ai për të cilin kemi sakrifikuar nuk e ka vlerësuar ose nuk na ka kthyer me mirësi. Por Allahu na ka nderuar / shpërblyer në një aspekt tjetër të jetës sonë. Ndoshta për shkak të kësaj mirësie dhe sakrifice, Allahu na ka nderuar me fe, ose me një fëmijë fetar e të shëndetshëm, ose me martesë të qëndrueshme, ose me shëndet të mirë, ose me pasuri.

Prandaj, kurrë mos u pendoni për të mirën që keni bërë në emër të Allahut.

Ajo që është dhënë për Allahun, kurrë, kurrë nuk është e humbur.

 /Jasmin Muxhahid;

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *