• Wed. Apr 24th, 2024

Kush e harron Allahun, ka harruar vetveten

Bylexopress

Nov 6, 2020

Ai që e harron Zotin, në fakt, ai e harron esencën dhe thelbin e ekzistencës së tij. Ai jeton pa e njohur shpirtin e tij, pa e njohur veten e tij dhe e shkatërron dynjanë dhe ahiretin e tij.

Allahu i Plotfuqishëm i urdhëron të gjithë besimtarët që t’i frikësohen Atij dhe të përgatiten për botën e ardhshme dhe përjetësinë:

“Dhe mos u bëni si ata që duke i harruar urdhrat e Allahut, Ai i ka shpie ata që të harrojnë edhe vetveten; ata janë mëkatarë të vërtetë.” (el-Hashr, 19)

Kjo mund të kuptohet në dy mënyra; të jesh i pakujdesshëm ndaj diçkahit dhe të braktisësh diçka. Ta harrosh Allahun, do të thotë,të jesh i pakujdesshëm ndaj Tij dhe ndaj urdhrave të Tij, pastaj si rezultat i kësaj vjen braktisja e respektit, bindjes dhe përmendjes së Tij, si dhe vetë robërimit ndaj Tij – të Plotfuqishmit.

Ajeti i përmendur iu referohet jobesimtarëve, por në të njëjtën kohë, i paralajmëron edhe besimtarët që të mos bëhen si ata. Pastaj pasojnë ajetet të cilat thonë se nuk janë të njëjtë banorët e xhenetit dhe banorët e xhehenemit, në të cilët Zoti shpjegon se banorët e xhenetit janë ata që janë të shpëtuar dhe kërkon që ne të themi: “Zoti ynë është Allahu”dhe të vazhdojmë në të deri në vdekje.

Nëse njeriu e harron Zotin, atëherë Ai bën që njeriu, në fakt, ta harrojë veten në kuptimin që të bëhet i verbër ndaj Krijuesit të tij, e me të edhe ndajvetvetes. Njeriu i tillë është në gjendje të mos i bindet Allahut të Plotfuqishëm, as nuk i bën mirë vetvetes dhe gjithçka që bën është e kot. Prandaj Allahu i Plotfuqishëm në fund të ajetit thotë: “Ata janë mëkatarë të vërtetë.”

Pakujdesia njeriun e çon në mëkat, ndërsa mëkati e çon në shkatërrim. Mirëpo, njeriu që e harron vetveten ai nuk është i vetëdijshëm për këtë, sepse është në atë gjendje që e ka harruar edhe obligimin e tij ndaj Allahut të Plotfuqishëm, Librit të Tij, pejgamberëve, urdhrave, paralajmërimeve, lajmeve të mira, zemërimit dhendëshkimit.

Kur Allahu i Plotfuqishëm bën që dikush ta harrojë vetveten, atëherë ai njeri nuk mund ta dallojë të mirën nga e keqja, as nuk mund të synojë që të njohë dhe mësojë sesi ta dallojë atë. Njeriu i tillë të keqen e sheh si të mirë, kurse të mirën si të keqe – dhe gjithë preokupimi i tij është kënaqja e pasioneve dhe interesave të veta.

Dhe kur kjo të ndodhë, atëherë njeriu fokusohet vetëm në gjëra materiale dhe preokupohet vetëm për ushqimin dhe zbukurimin e trupit dhe për pasurinë e tij. Ai në vend të fesë dhe moralit, nderin e kërkon në veshmbathje dhe materializëm. Këtë botë të shkurtër e bën qëllim të parë, kurse botën tjetër të përjetshme e harron plotësisht. Më shumë kohë kalonduke menduar për ndonjë gjë materiale, sesa duke menduar për gjithçka që e rrethon atë dhe për krijimin e tij. Më shumë keqardhje shpreh për humbjen e gjërave materiale sesa për humbjen e dinjitetit dhe njerëzisë./Akos.ba/

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *