KUSH E THOTË SHAHADETIN ME BINDJE?

Thuaje shahdetin me bindje

Transmetohet nga Ebu Hurejra ose Ebu Se’id el-Hudrij r.a.: “Pasi u zhvillua beteja në Tebuk, i kaploi njerëzit uria, prandaj er­dhën te Pejgamberi dhe thanë: “O i Dërguari i All-llahut, a na lejon t’i therim devetë tona e të ushqehemi me to dhe të lyhemi (me yndyrën e tyre për shkak të vapës)? I Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selme u tha: “Bëjeni.”

Pastaj erdhi Umeri r.a. dhe tha: “O i Dërguari i All-lla­hut, nëse e bën (lejon) këtë, do të na pakësohen devetë (dhe do të dobësohemi), por bëju thirrje që ta grumbullojnë pjesën e mbe­tur të ushqimit, pastaj lute All-llahun që ta begatojë, ndoshta All-llahu do ta bëjë atë të begatshëm.” Atëherë i Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selme tha: “Mirë” pastaj kërkoi një qilim lëkurë, të cilin e shtroi.

Pastaj kërkoi që t’ia sjellin ushqi­met që u kanë mbetur. Kështu, një njeri solli një grusht bukë misri, një tjetër solli një grusht hurma, kurse një tjetër grimca (të bukës) dhe kur të gjitha këto i tubuan në shtrojen e lëkurës, e gjithë kjo ishte një sasi e vogël ushqimi.

Atëherë i Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selme bëri një lutje (dua) për bereqet, e pastaj tha: “Merrni ushqim në enët tuaja.” Dhe (njerëzit) morën ushqim në enët e tyre ashtu që nuk lanë asnjë enë të ushtrisë pa e mbushur me ushqim. Hëngrën derisa u ngopën dhe në fund prapë mbeti ushqim.

Atëherë i Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selme tha: “Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut dhe se unë jam i Dërguar i All-llahut. Nuk e takon All-llahu asnjë rob që i vjen me këto dyja (me shehadet), duke mos pasur kurrfarë dyshimi, e të jetë i penguar nga Xheneti.”

(Transmeton Muslimi)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *