Le të shohë Allahu në anën e kujt jam!

Gjatë kohës së Sulejmanit (a.s.), ushtria armike e katapultoi xhaminë të cilën e përfshiu zjarri dhe flaka. Banorët vendas vrapuan me kova uji për ta shuar zjarrin. Edhe një milingonë nga ushtria e Sulejmanit, që ndodhi të ishte aty, vrapoi që ta shuante zjarrin në xhami, duke kapur grimca uji që binin nga kovat e mbushura plotë, të atyre që po vraponin për ta shuar zjarrin!

Të tjerët u përqeshën me milingonën, duke e pyetur se, çfarë dobie ka nga ato grimca uji, kur zjarri ka marrë aq shumë flakë?!

Ajo u përgjigj: “Nuk ka rëndësi! Le të shohë Allahu, edhe melekët e Tij dhe besimtarët le të shohin se në anën e kujt jam!” Subhanallah!

“Dhe thuaj: “Punoni, Allahu, Pejgamberi i Tij dhe besimtarët do të shohin punën tuaj. Ju do të ktheheni tek Ai, që i di gjërat e padukshme dhe të dukshme, e do t’u lajmërojë për atë që keni punuar.” (et-Tevbe, 105)

Le të mësojmë nga kjo milingonë dhe le të jemi në anën e Allahut të Plotfuqishëm, në anën e melekëve të Tij, në anën e Pejgamberit (savs) dhe të besimtarëve! Amin!

Përkthim: Miftar Ajdini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *