Lidhe devenë pastaj mbështetu në Allahun

Fatkeqësitë shkatërruese të cilat ndodhin kohë pas kohe si pjesë e ligjeve natyrore sipas së cilave  natyra jeton, zhvillohet dhe ndryshon, shpesh nga individ të ndryshëm definohen vetëm si paralajmërim dhe qortim direkt i Zotit për njerëzit. Pra, sikur vetëm mëkatet dhe moralet e dobëta të njerëzve janë shkaktarë të këtyre fatkeqësive.

Kryesisht, shkak për këto fatkeqësi janë mëkatet e tjerëve sepse sikur nënkuptohet se ai që na tregon këto është evlija.

Që nga lashtësia njerëzit kanë interpretuar fatkeqësitë natyrore në mënyrë të ngjashme, dhe si duket edhe më tej vazhdon ashtu edhe krahas Fjalës së Zotit që u flet ndryshe,

Natyrisht, paralajmërimet dhe qortimet më së tepërmi i shohim kur ndodh ndonjë fatkeqësi afër nesh. Nëse, p.sh. ndonjë fatkeqësi do ta godiste Japoninë, atëherë edhe nuk është ndonjë paralajmërim sepse është kontinent tjetër.

Në kontekstin e komentimeve për tërmetin tragjik që goditi Shqipërinë, thëniet e hz. Omerit për tërmetin dhe interpretimet e individëve se tërmetet ndodhin për shkak të mëkateve të njerëzve shpërndahen gjithandej


Do të ishte mirë që këtu të përmendim këshillën e pejgamberit a.s. drejtuar beduinit që nuk e lidhi devenë e tij, sepse siç u përgjigj ai, është mbështetur në Allahun e Madhërishëm: “Lidhe pastaj mbështetu në Allahun e Madhërishëm,” i tha Muhamedi a.s.

Në Japoni e cila është mes vendeve më të rrezikshme në botë  për tërmete, njerëzit këtë hadith të pejgamberit a.s e zbatojnë në praktikë.

Japonezët kanë marrë masat maksimale të mbrojtjes nga tërmete. Themelet e pallateve të larta bëhen me materiale të veçanta që do të amortizonin dridhjet e tokës. Themele të tilla sizmike duhet t’i rezistojnë një tërmeti deri në 9 ballë. Çdo shtëpi i  ka të patjetërsueshme pajisjet për shpëtim,  rregullisht bëhen ushtrime të evakuimit dhe shpëtimit në rast tërmeti. Vallë, a është ndonjë arsyetim se Japonia ka para, ndërsa ne nuk kemi? Sigurisht se edhe tek ne ka para vetëm se ato drejtohen diku tjetër apo humbin pa nam dhe nishan, materialet cilësore zëvendësohen me material të dobët. Nuk respektohen normat dhe standardet e përcaktuara.


Raporti ndaj fatkeqësive natyrore dhe pasojave të tyre, mbi të gjitha  duhet të jetë realizim praktik i ajetit të parë të shpallur në Kuranin Fisnik: Lexo, studio”. Studio  për sizmologjinë,, për cunamet, studio për vetëtimat dhe bubullimat, për përmbytjet dhe tornadot, si fillojnë, si funksionojnë dhe si të mbrohemi nga to dhe si t’i shpëtojmë tjerët.

Mbrojtja absolute gjithsesi se nuk është e mundur, e as që do të jetë ndonjëherë, dhe kjo na tregon varësinë tonë për Krijuesin. Mirëpo,  mosbërja asgjë për të penguar pasojat më të rënda, për të shpëtuar jetët njerëzore, është tradhti e amanetit ndaj Zotit, i Cili njeriut i dhuroi cilësitë më të mira nga gjitha krijesat tjera, nga të cilat logjikën e cila duhet ti shërbej dhe ta përdor.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s në shumë shembuj na ka treguar në praktikë se si duhet të mbështetemi në Allahun pasi kemi dhënë maksimumin tonë. Të kujtojmë betejën e hendekut, gjatë sulmit Mekas mbi Medinën. Vetëm pas një punë të lodhshme dhe rraskapitëse në hapjen e hendekut  përreth Medinës kishin se me çka të mbështeten në Allahun e Madhërishëm. Ndihma e Zotit erdhi me një të ftohtë dhe erë të madhe që lodhi sulmuesit të cilët u detyruan të kthehen prapa. I Dërguari i Allahut s.a.v.s kishte mundësi që në fillim t’i lutet Zotit të dërgoj erën dhe të ftohtin , pa u lodhur për të hapur  hendekun.

Gjithmonë na bëhet me dije  se pjesa e Ballkanit është tokë e trazuar për tërmete. Një kohë kjo është temë ë freskët mirëpo më vonë harrohet gjithçka. Sidoqoftë shkaqet dhe pasojat e ndonjë fatkeqësie të mundshme mund shumë shpejt dhe më mirë t’i atribuohen popullit mëkatarë dhe mosmbështetjes së tij në Zotin. Kjo është më lehtë. (Asim Jelovac)

Përshtati: A. D Islampress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *