Lidhja në mes të namazit dhe furnizimit /tregim udhëzues/

Një rob i zellshëm i Allahut hyri në dhomën e gruas së tij dhe i gjeti fëmijët duke fjetur.

Ai e pyeti gruan e tij: “A e kanë falë fëmijët namazin e jacisë?”

Ajo u përgjigj: “Nuk kisha asgjë për t’i ushqyer, kështu që i argëtova dhe i vura në gjumë para se të faleshin.”

“Zgjoji ata!”– tha ai.

“Nëse i zgjoj, ata do të qajnë nga uria dhe nuk kam asgjë për t’i ushqyer!” – u përgjigj ajo.

“Më dëgjo mua, unë jam i detyruar t’i urdhëroj ata të falen, kurse furnizimi i tyre nuk është detyrimi im. Zgjoji ata përnamaz, kurse furnizimi i tyre është tek Allahu!”

Allahu thotë:“Dhe urdhëroje familjen tënde që të bëjë namaz dhe në këtë bënu këmbëngulës! Na nuk kërkojmë furnizim prej teje. Na të furnizojmë ty, e përfundimi i mirë është për ata që ruhen nga mëkatet.”(Taha, 132)- tha ai.

Nëna iu bind dhe i zgjoi fëmijët e saj që të falen. Pasie mbaruan namazin, dikush trokiti në derë. Ishte një fqinj i pasur, i cili e solli një tepsi plotë me ushqime të llojllojshme.

“Merre këtë për familjen tënde”, i tha ai mikpritësit.

Kurse ky e pyeti: “Çka është ajo?”

Ai iu përgjigj:“Më vizitoi një nga personalitetet e këtij vendi, dhe unë këtë ushqim e përgatita apostafat për të. Mirëpo, ne u acaruam në bisedë dhe u grindëm para se të hanim, dhe ai u betua se nuk do të hante asgjë dhe shkoi. Unë e mora ushqimin me vete dhe i thash vetvetes: ‘Këtë ushqim do t’ia jap atij tek dera e të cilit më ndalojnë këmbët.’Dhe ja, unë u ndala para derës sate. Pasha Allahun, nuk e di se çka më solli para derëssate!”

“O Zoti im, bën që unë të kryejë përherë namazin edhe prej pasardhësve të mi! O Zoti ynë, pranoje lutjen time!” (Ibrahim, 40)

/Akos.ba/

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *