Lidhshmëria mes namazit dhe nafakës

Një rob i vlefshëm i Allahut hyri në dhomë dhe vërejti që fëmijët i kishte zënë gjumi.

E pyeti bashkëshorten: “A e falën fëmijët jacinë?”

Ajo iu përgjigj: “Nuk kisha asgjë t’ju jepja të hanë prandaj i dërgova të flenë para se ta falin jacinë!”

“Zgjoi”, tha ai.

“Sikur t’i zgjojë do të qanë nga uria, ndërsa nuk kemi asgjë t’ju japim!”, u përgjigj ajo.

“Dëgjo, obligimi ynë është t’i urdhërojmë për namaz, ndërsa nafaka nuk është obligimi ynë. Zgjoi për namaz, sepse nafaka është e garantuar prej Allahut!” Allahu i Madhëruar na thotë: “Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë! Ne nuk të kërkojmë ty ndonjë ushqim: jemi Ne që të ushqejmë! Përfundimi i lumtur qëndron në frikën ndaj Allahut.” [TÂ HÂ, 132]

Bashkëshortja e dëgjoi dhe i zgjoi fëmijët të falen. Sapo e mbaruan namazin dikush trokiti në derë. Ishte një komshi i pasur i cili ju solli një tepsi përplot ushqime të ndryshme.

“Urdhëro, merre për familjen tënde”, i tha nikoqirit.

“Çfarë është kjo?” – pyeti.

Ai iu përgjigj:

“Një nga banorët e shquar të këtij vendi më vizitoi, ashtu që unë e përgatita këtë ushqim veçanërisht për të. Megjithatë, duke biseduar, u grindëm para se të hanim, dhe ai u betua se nuk do të shijojë asgjë dhe u largua. E mora ushqimin, dhe i thashë vetes: do t’ia jap atij në derën e të cilit do të ndalen këmbët e mia”. Dhe ja ku jam, te dera juaj. Kështu që vetëm Allahu e di se çfarë më solli te dera këtu!”

Morali i tregimit!

“Zoti im! Më bëj mua dhe pasardhësit e mi nga ata që e kryejnë namazin në mënyrë të rregullt!” Amin!

[Isl@mpress]
Përktheu: Lutfi Muaremi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *