• Fri. Apr 19th, 2024

Lutja e melekut për bujarin dhe koprracin

Bylexopress

Apr 12, 2020

Meleku nga ana e djathtë lutet që të shtohet pasuria e atij që jep, kurse meleku nga ana e majtë lutet që të pakësohet pasuria e atij që bën koprraci dhe nuk jep

Pejgamberi (savs), është betuar se, ai që jep nuk do të varfërohet kurrë, kurse shejtani i frikëson njerëzit me varfëri. Problemi është se kujt do t’i besojmë më shumë!

Hajdutët kanë pak besim tek Allahu, sepse ata nuk besojnë se nafaka është e caktuar. Me punë mund të rritet kapitali, por nafaka nuk mundet. Ka shumë njerëz të varfër që hanë më shumë se të pasurit, sepse shumë njerëz të pasur janë të sëmurë nga sëmundje të ndryshme, kështu që nuk guxojnë të hanë shumë.

Edhe nëse njerëzit do të kishin ikur nga nafaka sikur që ikin nga vdekja, përsëri nafaka do t’i arrinte, ashtu siç i arrin vdekja.

Hallalli na vjen vetëm aq sa kemi nevojë, kurse harami na vjen kuturu. Pejgamberi (savs), thotë: “Kush vajton se nuk ka, ai kurrë nuk do të ketë, sepse çdo ditë zbresin dy melekë, njëri nga e djathta dhe tjetri nga e majta. Meleku nga ana e djathtë lutet, që të shtohet pasuria e atij që jep, kurse meleku nga ana e majtë lutet, që të pakësohet pasuria e atij që bën koprraci dhe nuk jep.”

Më vështirë e kanë koprracët, kur ndonjëherë ndajnë diçka dhe pendohen, sepse shejtanit nuk i pëlqen që njerëzit të ndajnë. Nuk i jepet çdokujt mundësia për të ndarë.

Një vit që kishte kapluar uria, hz. Osmani (r.a.), kishte sjellë në Medine 100 deve të ngarkuara me ushqim, dhe sahabët e uritur e kishin pyetur sa kushtonte ai ushqim, kurse ai ishte përgjigjur: ‘Ju nuk mund të më paguani mua!’

Ata e pyeten të befasuar: ‘Pse?’

Ai tha: ‘Sepse Allahu do të më paguajë më shumë.’

Kështu që ua shpërndau atyre të gjitha ngarkesat falas! Subhanallah!

Abdullah ibn Mubarek ishte nisur për të shkuar haxhillëk, dhe gjatë rrugës e kishte takuar një grua, e cila po bartte një zog të ngordhur. Kur e kishte mësuar se ajo po ua çonte fëmijëve të saj, të cilët nuk kishin asgjë tjetër për të ngrënë, ai hoqi dorë nga haxhillëku, dhe të gjitha paratë që i kishte marrë me vete ia dha asaj gruaje.

Kush bën mirë ose keq, bën për veten e tij. Prandaj, koprracët nuk ia dëshirojnë të mirën vetvetes, sepse në ahiret nuk do të kenë asgjë.

O Zoti ynë, na pastro neve nga koprracia, bëji zemrat tona të buta që të jemi nga ata që ndajnë dhe me të cilët, Ti o Zot, je i kënaqur. Amin!             

Përkthim: Miftar Ajdini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *