Lutje me domethënie të madhe

Lutjet shumë domethënëse janë ato lutje të cilat përmbajnë pak fjalë me shumë kuptime. Këta kuptime përmbledhin mirësinë e dynjasë dhe ahiretit.

O Allah, Zoti ynë na jep të mira në dynja dhe të mira në ahiret dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit. (Mutefek alejhi)
Allahu i madhëruar, i ka lavdëruar ata që e kërkojnë mirësinë në dynja dhe në ahiret. Një fis arabësh në ditën e Arafatit luteshin që të ishte ky Vit i bollëkshëm dhe i bereqetshëm dhe as që kujtoheshin për ahiretin. Allahu i madhëruar zbriti ajetin:

فَإِذَا قَضَيْتُمْ مَنَاسِكَكُمْ فَاذْكُرُوا اللَّهَ كَذِكْرِكُمْ آبَاءَكُمْ أَوْ أَشَدَّ ذِكْرًا ۗ فَمِنَ النَّاسِ مَنْ يَقُولُ رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا وَمَا لَهُ فِي الْآخِرَةِ مِنْ خَلَاقٍ

E kur t’i kryeni detyrat tuaja, përmendeni All-llahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile përmendeni edhe më fortë. Ka disa prej njerëzve që thonë: “Zoti ynë, na jep Ti neve në këtë botë!” për të nuk ka asgjë në botën tjetër. Kuran [2-El-Bekare:200]

وَمِنْهُمْ مَنْ يَقُولُ رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي الْآخِرَةِ حَسَنَةً وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ

E, ka prej tyre asish që thonë: “Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!” Kuran [2-El-Bekare:201]

أُولَٰئِكَ لَهُمْ نَصِيبٌ مِمَّا كَسَبُوا ۚ وَاللَّهُ سَرِيعُ الْحِسَابِ

Të tillët e kanë shpërblimin nga ajo që e fituan. All-llahu është i shpejtë në llogari. Kuran [2-El-Bekare:202]

Kanë ardhur argumente të shumta që tregojnë pëlqyeshmërinë e thënies së kësaj lutjeje. Transmeton Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të) se profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e ka pas thënë shumë këtë lutje. Vetë Enesi kur dëshironte të lutej, lutej me këtë lutje. Kjo lutje përmblodhi të gjitha mirësitë e dynjasë dhe ahiretit si dhe largoi çdo të keqe. Mirësia më e madhe në ahiret është të futurit në xhenet. Atje ka siguri s’ka frikë.
O Zot, unë të lutem ty për falje dhe ruajtje nga sprovat në dynja dhe në ahiret. (Transmeton Tirmidhiu nr.3855)
Profeti (Paqja dhe mëshira e A11ahut qofshin mbi të) thotë: Lutjuni Allahut për falje dhe ruajtje nga fitnet. Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të) thoshte: Me e dashur per mua eshte qe te ruhem nga fitnet dhe te falenderoj, sesa te bie ne to dhe te duroj.
O Zot, Ti je Falës, Bujar, e do faljen, më fal mua. (Transmeton Muslimi nr.7088)

Aisha (Allahu qoftë e kënaqur me të) e pyeti profetin (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) se nëse e arrijmë Natën e Kadrit, çfarë të themi?
Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i mësoi lutjen e mësipërme.
O Zot, mapërmirëso fenë time e cila është fronti i të gjitha çështjeve, dhe ma përmirëso dynjanë e cila është vendjetesaime. Ma përmirëso ahiretin tim i cili është përjetësia ime, dhe ma bëj jetën time që të shtohen në të mirësitë dhe ma bëj v’d’e’k’j’e’n time qetësi nga çdo e keqe. (Transmeton Buhariu nr.6363)

O Zot, më ruaj mua nga brengat dhe dëshpërimi nga paaftësia dhe përtacia, nga koprracia dhe frika, nga zhytja në borxhe dhe poshtërimi i njerëzve.(TransmetonTirmidhiu nr.3897)

O Zot, më ndihmo e mos ndihmo kërrkënd kundra meje, më mundëso fitore dhe mos ia mundëso ndokujt që të fitojë mbi mua, bëj kurthe për mua e jo kurthe kundra meje, ma lehtëso udhëzimin dhe më ndihmo kundra tij që bën zullum. O Zot më bëj falënderues Tëndin, përmendës Tëndin, që frikësohet shumë prej Teje, i kërrusur para Teje, i mposhtur dhe i penduar tek Ti. O Zot, pranoje teubentime, laje mëkatin tim, përgjigju lutjes sime, udhëzojë zemrën time, drejtoje gjuhën time dhe largojeprej gjoksit tim urrejtjen dhe
zilinë (TransmetonIbn Maxheh nr.3978)

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë se profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e bënte shpesh këtë lutje. Kjo lutje përmban domethënie të shumta Lutja fillon me kërkimin ndihmë prej Allahut që mos t’ ia mundësojë kurrkujt prej njerëzve xhindëve, shejtanëve dhe vetë vetes që urdhëron për keq që ta mundin, mposhtin dhe largojnë nga udhëzimi i drejtë. Hilet dhe grackat që përdorin armiqtë e islamit mos të realizohen dhe hilet tona kundra jobesimtarëve të vihen në zbatim me lejen e Allahut. Besimtari duhet t’i lutet gjithmonë Allahut për pranim teubeje dhe larje mëkatesh. Ai duhet të lutet ashtu siç lutej i dërguari i Allahut
Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) O Zot, unë kërkoj prej Teje të gjitha të mirat, të tashmet e të vonat, atë që e di dhe atë që nuk e di.

Kërkoj mbrojtje prej Teje nga i gjithë sherri, i tashmi dhe i vonshmi, atë që e di dhe atë që nuk e di. O Zot, unë kërkoj prej Teje atë të mirë që ka kërkuar robi dhe i dërguari yt Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe kërkoj prej Teje mbrojtje nga çdo vepër që ka kërkuar mbrojtje robi dhe i dërguari Yt Muhamedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).O Zot, ma mundëso të jem në xhenet dhe të bëj atë vepër dhe fjalë që më afron nga Xheneti, dhe kërkoj mbrojtje prej Teje nga zjarri dhe nga çdo vepër dhe fjalë që më afron tek ai. O Zot, të lus që ajo që është përcaktuar për mua të jetë mirësi. (Mutefek alejhi)
Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ia mësoi Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të) këtë lutje domëthënëse e cila përmbledh mirësitë e dunjasë dhe ahiretit që ta thoshte shpeshherë.

Besimtari i mençur e lut Allahun e madhëruar që ti japë mirësi të cilat kanë dobi për fenë, jetën e tij . Këto mirësi nuk ka kush mundësi ti fitojë vet, por janë dhuratë prej Allahut të madhëruar. O Zot, më jep jetë të gjatë nëse ajo është e dobishme për mua dhe ma merr jetën nëse v’d’e’k’j’a është e mirë për mua. (Transmeton Nesaiu nr.1313)

Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ia mësoi popullit të vet këtë lutje e cila e ndalon lutjen e drejtëpërdrejtë për kërkimin e V’d’e’k’j’e’s: Mos ta dëshirojë ndokush prej jush v’d’e’k’j’e’n për shkak të ndonjë dëmi, të keqe që e ka Zënë. E nëse patjetër do që të lutet përdhënien e shpirtit, le të thotë: O Zot, më jep jet të gjatë nëse ajo është e dobishme për mua dhe
ma merr jetën nëse v’d’e’k’j’a është e mirë për mua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *