• Fri. Apr 19th, 2024

LUTUNI ALLAHUT SE AI JU PËRGJIGJET

Bylexopress

Mar 15, 2020

Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar njerëzit ta lusin Atë me përulësi dhe sinqeritet, duke u premtuar atyre se Ai do t’u përgjigjet lutjeve të tyre dhe do t’i plotësojë nevojat e tyre.

I Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- ka thënë: “Në të vërtetë lutja është Adhurim.”

Pastaj ai ka lexuar ajetin kuranor.

“Zoti juaj ka thënë:”Lutmuni Mua e Unë ju përgjigjem! Ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit Tim, do të hynë të nënçmuar në xhehenem.” Gafir, 60.

(Hadithin e transmeton Ahmedi dhe përmbledhësit e haditheve)

Abdurrezaku transmeton nga Hasani se njëherë shokët e pyetën të Dërguarin e Allahut -alejhi salatu ue selam- : “Ku është Zoti ynë?” Për këtë, Allahu i Madhëruar zbriti ajetin:

“E kur robërit e Mi të pyesin ty (o Muhamed) për Mua, Unë jam afër tyre. I përgjigjem lutjes kur më luten. Pra për të qenë ata të udhëzuar, le të më luten Mua dhe le të më besojnë vetëm Mua.”El-Bekare,186.

“Mëso fenë tënde”

Burimi Jetës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *