Më thuaj kush jam, dhe unë të them ty kush je…

Dua t’ju tregoj dy tregime, të cilat, nëse do Zoti, do të na ndihmojnë ta përmirësojmë raportin tonë me njerëzit e tjerë.

*****

1. Tregimi i parë:

Një student e kishte profesorin e tij, i cili për një kohë të gjatë nuk e kishte avancuar. Shumë të tjerë kishin ardhë dhe kishin marrë avancim në pozitë dhe dituri, kurse ai kishte mbetur në të njëjtën pozitë.

Një ditë ai shkoi te profesiri i tij dhe e pyeti: – I nderuari profesor, shumë njerëz kanë ardhur këtu dhe janë avancuar, kurse unë tash për shumë vite po qëndroj në të njëjtin vend, pse?!

Profesori e çoi deri te një mur dhe e pyeti: – Biri im, më thuaj çka po sheh?

Studenti menjëherë i vuri re dy pika të zeza në mur dhe tha se po i shihte dy pika të zeza…

Atëherë profesori i tha: – O biri im, pranë këtij muri të bardhë kaq të madh, ti po i sheh vetëm dy pika të zeza!

*****

2. Tregimi i dytë:

Një burrë shkoi te një dijetar i devotshëm dhe i tha: – Kam dëgjuar se disa njerëz po flasin keq për ty!”

Për këtë, dijetari e pyeti: – A më ke dëgjuar ti mua duke folur unë keq për ta ?!  

Ai tha: – Jo.

Pra, kjo flet mjaft edhe për mua edhe për ata!

Prandaj, nuk duhet të jemi në asnjë mënyrë nga ata që shohin dy pika të zeza në një mur të madh të bardhë. T’i kërkosh të metat dhe gabimet e të tjerëve, ndërsa t’i injorosh cilësitë dhe veprimet e bukura që ka dikush, është vetëm në dëmin tonë!

Po ashtu, të flasësh keq për të tjerët dhe ta sulmosh të pafajshmin për interes vetjak, është një tregim që flet më shumë për ne, e më së së paku për tjetrin!

Në fund duhet ta themi edhe këtë: – Nuk do ta kuptosh se çfarë është një njeri duke e dëgjuar se çka flet për veten e tij (duke e lavdëruar vetveten), por do ta kuptosh se çfarë është një njeri, duke e dëgjuar se çka flet për të tjerët! ( imam.ba )

Përkthim: Miftar Ajdini

islampress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *