• Thu. Apr 25th, 2024

Mënyra më e thjeshtë për të qëndruar larg Xhehenemit

Bylexopress

Dec 20, 2020

Enes ibn Maliku ( Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i dërguari i Allahut salallahu alejhi we selem ka thënë:

“Kushdo që Allahut ia kërkon Xhenetin tri herë, Xheneti thotë:” O Allah fute në Xhenet. Kushdo që i kërkon Allahut ta mbroj nga zjarri i Xhehenemit tri herë, Xhehenemi thotë: O Allah ruaje nga zjarri i Xhehenemit”

Transmeton Trimidhiu ( 2572) dhe të tjerët. Shejh Albani ( Allahu e mëshiroftë) e klasifikon këtë hadith në gradën e haditheve sahih në Sahihun e Trimidhiut.

Dobitë e kësaj çështjeje:

Shejh el Hafidh el Mubarkfuri ( 1353 H) Allahu e mëshiroftë) përmendi disa informacione të çmuara rreth këtij hadithi. Ai shkroi:

“Kushdo që Allahut ia kërkon Xhenetin…” Kjo mund të thuhet me këto fjalë: “O Allah, të kërkoj Xhenetin” ose “O Allah, më fut në Xhenet” tre herë… Kjo do të thotë se lutësi e përsëritë kërkesën apo lutjen e tij brenda një kohe. Të thënët e lutjes tre herë është kërkesë e ndershme.
Ky rregull i lutjes është transmetuar në mënyrë autentike në Sunet.

“Xheneti thotë: “Kjo është një lutje ose me gjuhën e tij. Allahu është në gjendje që ti bëjë edhe gjerat të cilat nuk flasin apo të pashpirt të flasin.

“O Allah, fute në Xhenet…” Bëje të mundur që ai të hyjë në Xhenet në fillim ose me ata që hyjnë më vonë.

“Kushdo që kërkon Allahut ta mbrojë….” Kjo i referohet personit i cili kërkon mbrojtje nga zjarri.

“nga zjarri…” Kjo mund të thuhet me këto fjalë: “ O Allah, më ruaj nga zjarri i Xhehenemit.”

“Xhehenemi thotë…” Kjo do të thotë se Xhehenemi thotë: “Ruaje dhe shpëtoje atë”
“nga zjarri…” Këto fjalë i referohen Xhehenemit i cili lut Allahun që ta shpëtojë nga Zjarri i xhehenemit apo nga banimi i përhershëm në të.

Marrë nga: Tuhfatul Ahwathi bi Sharhii Xhemi et-Trimidhi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *